Futboll Seria A Sport

NGA VËSHTIRËSITË TEK PROJETKTET E MËDHA TEK MILAN/ Gazidis: Në rrugën e Liverpool, kini dhe pak durim

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milanit, në një intervistë super të gjatë të dhënë për “The Athletic”, ka prekur shumë tema, nga ardhja e tij te vështirësitë e para, përjashtimi nga Europa, linja Elliott por edhe sidomos roli i Maldinit, mosmarrëveshjet dhe bota kuqezi, me në fund stadiumin!

“Ambicia ime është ta rikthej klubin në nivelet e tij. Është një mundësi magjike për mua, unë kam kaluar 18 muajt e fundit duke kuptuar se si ta forcoj skuadrën, si të krijoj një Milan të ri, që ka të gjitha vlerat e së shkuarës, pra ai klub që të gjithë e duam dhe që e njohim përmes historisë së futbollit”.

Për ciklin: “E kemi parë atë me Liverpoolin. Ata kanë kaluar një periudhë shumë të gjatë dhe kërkuese drejt triumfit, por lidhja me klubin ka mbetur atje gati për t’u rikthyer”.

Për futbollin italian: “Duke zhveshur emocionet, kushdo që shikon Milanin dhe futbollin italian mund të shohë sfidat. Por ajo që gjeta janë surpriza për sa i përket mundësive. Ne e dimë hartën për ta kthyer Milanin në majë”

Për Maldinin: “Askush nuk është si Paolo Maldini kur ai beson në diçka për të bindur një lojtar për të ardhur në Milano dhe për të rritur karrierën e tij të futbollit në këtë klub të madh dhe prestitgjoz. Pas gjithë kësaj ke fuqinë e emrit Milan, që do të thotë ende diçka në futbollin botëror”.

Gazidis: «Investiremo per migliorare l'area sportiva» | Calcio e Finanza

Për filozofinë e klubit: “Ndryshimi i të menduarit dhe metodologjisë nuk ishte i lehtë, por tani shikojmë rezultatet e kësaj pune dhe shohim një Milan me shumë talente të rinj që nuk kanë arritur ende majën e tyre! Mendoj se tifozët e Milanit janë mjaft të zgjuar për të kuptuar se ekziston një projekt futbolli në ndërtim e sipër që shkon në një drejtim shumë të qartë”.

Në lidhje me thashethemet për një luftë brenda klubit: “Ekziston vetëm një Milan. Milani është mbi të gjithë. Mbi të gjitha llojet e interesave personale. Suksesi i Milanit është qëllimi i përbashkët. Rezultatet janë më të mira kur kemi debate. Kur kemi mosmarrëveshje, merremi me aftësi dhe perspektiva të ndryshme sepse kemi të gjitha këto sfida. Ne kemi sfidat financiare. Kemi sfidat për të përparuar në anën e futbollit”.

San Siro: “San Siro është një vend mitologjik. U habita nga pasioni i kësaj vendndodhje. Nuk është vetëm arkitektura, brohoritjet janë të jashtëzakonshmeNdoshta është më e lehtë ose më e lirë për ta mirëmbajtur, por gjëja e duhur për të bërë është të ndërtojmë një stadium të ri të klasit botëror që mund të jetë një simbol i ri i një qyteti të përparuar.

Një qytet që përqafon një lojë botërore dhe dëshiron të kthehet në majë. Për këtë arsye është thelbësor stadiumi i ri”.

Stadiumi i ri: “Kjo bën një ndryshim të madh. Në terma thjesht tregtarë, kjo është një shtesë prej 70 milion euro që mund të shpenzojmë për lojtarët çdo vit. Gjithashtu është një ndryshim i madh në krahasim me ekipet e tjera italiane. Një stadium i ri do të rikthejë Milanin si një nga forcat më të mëdha të futbollit italian dhe evropian. Stadiumet moderne janë më gjithëpërfshirëse. Ka më shumë gra dhe më shumë fëmijë. Ato janë më të larmishme”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Inter dhe “Djajtë e Kuq” në garë për yllin “katalanas”…

Delo.autor

Ky është lojtari më i shpejtë në botë, nuk është Bale as Bellerine

Sadik.Autor

NIS PUSHIMET NË MIAMI/ Dybala relaksohet me të dashurën e tij Oriana Sabatini dhe… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment