Albanian Stars Futboll Seria A

“Il Messaggero”: Me Strakoshën Lazio të garantuar edhe për 10 vite portën

Gazeta Italiane “Il Messaggero” i ka kushtuar një artikull të veçante, gardianit kuqezi, Thomas Strakosha, që prej kohësh është konfirmuar si titullar absolut në portën e Lazios. Në moshën 21-vjeçare ai debutoi me fanellën bardhekaltër në sfidën ndaj Milanit. Pavarësisht se lazialët u mundën, paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht.

Forma e Strakoshës ka bërë që lënia jashtë e Marcchetit të mos ndihet nga askush. Strakosha, pavarësisht moshës fare të re shfaqet si një portier me shumë eksperiencë. “Il Messaggero” shkruan se nëse Strakosha vazhdon me të tilla ritme, Lazio ka të garantuar portën edhe për 10 vitet e ardhme.

21-vjeçari dita-ditës po konfirmohet si një talent që të ardhmen e ka të garantuar. Nëse Lazio deri më tani ka arritur të renditet në zonën Champions, pa disukutim që meritë ka dhe Strakosha, i cili me pritjet e tij u ka dhënë bardhekaltërve 12 pikë.

Thomas Strakosha është lideri i portës së Lazios dhe të gjitha duartrokitjet shkojnë për të.

 

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Sadiku shkëlqen me Bolivarin, shikoni golin që nisi nga këmbët e sulmuesit shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

TOTTENHAM i jep leksion Man United/ Londinezët thellojnë krizën e Mourinhos

Isa.Autor

ZYRTARE/ Turqia emëron trajnerin e ri, arrin akordin me të ardhmen e pankinës së Gjermanisë

Delo.autor

Leave a Comment