Futboll Seria A

Verdi tha “jo”, Napoli ndjek tre pista të tjera…

Simone Verdi nuk do të shkojë te Napoli. Sulmuesi anësor, i kërkuar me ngulm nga De Laurentiis, ka zgjedhur të qëndrojë te Bologna për ta mbyllur sezonin me emilianët, duke refuzuar ofertën e kryesuesve të Serie A. Klubet kishin rënë dakord për transferimin e tij, që do të kushtonte 20 milionë euro, por Verdi anuloi gjithçka. Në këto kushte, Napoli ka nisur të mendojë për një tjetër përforcim ,që i duhet skuadrës së Maurizio Sarri. Deulofeu, Politano dhe Lucas Moura janë emrat në listë…

Image result for simone verdi bologna

Gerard Deulofeu është alternativa e parë. Spanjolli shkëlqeu gjatë gjashtë muajve me Milan në sezonin e kaluar, por u rikthye te Barcelona, ku nuk po aktivizohet. Napoli ofron 20 milionë euro dhe katalanasit mund të pranojnë, teksa pritet përgjigja e lojtarit. Ndërkohë, ka pasur një kontakt edhe me Paris Saint Germain për Lucas Moura. Në këtë rast, braziliani do të huazohej me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit për 30 milionë euro. Alternativa e tretë është Politano i Sassuolo.

Related posts

Njihuni me 9 futbollistët që kërkojnë ekip të ri për të qenë në Rusi 2018

Q.Autor

KOMBËTARJA U-19/ Shqipëria e femrave përgatitet për kualifikueset e Europianit 2022

Delo.autor

MOMENT PREKËS/ Lojtarët e Danimarkës tentojnë ta qetësojnë, gruaja e Eriksen vrapon në lot drejt fushës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment