Futboll Seria A

Inter gjen akordin me Benficën për mbrojtësin argjentinas

Ndonëse pa buxhet në dispozicion deri në 30 qershor të këtij viti, Interi po punon fuqimisht në merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit kërkojnë të kënaqin dëshirat e trajnerit Spalletti, duke afruar futbollistë në huazim me të drejtë blerjeje, që nuk do të rëndojnë bilancin e skuadrës, para vlerësimit të Fair Play-t Financiar.

Kështu, pasi kanë sistemuar detajet kryesore me Barcelonën për transferimin e Rafinha Alcantarës, zikaltrit janë shumë pranë afrimit të një tjetër futbollisti.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Benficës, Lisandro Lopez, që pritet të plotësojë numrat në mbrojtjen e Spallettit. Drejtuesit zikaltër kanë arritur marrëveshjen me klubin portugez për huazimin me të drejtë blerjeje kundrejt 11 milionë eurove, ndërsa këto ditë pritet në Milano edhe agjenti i futbollistit, për të gjetur akordin edhe me të.

Nga ana tjetër, vijon të bëhet gjithmonë e më konkrete edhe pista Ramirez për mesfushën. Ka qenë vetë Fabio Capello që ka dhënë miratimin e tij për largimin nga Jiangsu të mesfushorit brazilian, ndërsa po punohet për sistemimin e detajeve të transferimit.

Me Lisandron, Ramirezin dhe Rafinhën, Luciano Spalletti do të ketë në dispozicion një organikë shumë më të plotë për pjesën e mbetur të sezonit, ku do të synojë qëndrimin mes 4 më të mirave, për të arritur zonën Champions.

Related posts

PIATEK NUK MJAFTON/ Torino përmbys Milanin në 45 minutat e dyta

Delo.autor

Hileja e Shkëndijës së Tetovës funksionoi, Vardari ”me gisht në gojë”

Sadik.Autor

POZITIVE! Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës të kualifikuesve të Botërorit

Delo.autor

Leave a Comment