Futboll Seria A Sport

“HUMBA NJË MIK FËMIJËRIE”/ Trajneri i Italisë: Mezi po pres të këndojmë himnin në futboll, do jetë drithëruese

Italia është ende nën kthetrat e Koronavirusit, që vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish në shtetin fqinj. Fatkeqësisht gjendja është e rënduar dhe nuk po sheh ende përmirësim, përkundrazi, numri vetëm sa po vazhdon që të rritet.

Ndërkohë trajneri i Italisë, Mancini, është shprehur se ka humbur një mik të fëmijërisë nga COVID-19. Gjithashtu me padurim pret që të rikthehen në futboll dhe të këndojë himnin e Italisë përpara takimit.

“Një mik i imi e humbi betejën, ka luajtur futboll me mua që fëmijë. Imazhet e ushtarëve që transportonin kufomat në Bergamo, ishin një grusht në fytyrë. Askush nuk ishte gati për këtë ferr.

Të mendosh pastaj që njerëzit vdesin se nuk ka shtretër në reanimacion është absurde, e papranueshme.

Të gjithë ata do të kishin merituar që të ishin tani duke pritur për Europianin. Ne do të përpiqemi që ta kalojmë këtë gjendje dhe unë mezi po pres atë momentin e himnit, do të jetë emocion drithërues dhe shumë i fortë”, tha Mancini.

Related posts

PRAPASKENAT TE GJERMANIA/ Ja lojtarët që refuzuan të gjuanin penalltitë

F.autor

TRAJNERI REJA E LA JASHTË GRUMBULLIMIT/ Vazhdon shkëlqimin, Myrto Uzuni shënon sërish në Kroaci

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti në “Selman Stërmasi”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment