Futboll La Liga Seria A

Inter ndryshon objektiv, gati të nënshkruajë me Rafinhan

Mesfushori i Barcelonës Rafinha është shumë afër t’i bashkohet Interit si lojtar i huazuar dhe është në pritje të testeve mjekësore.

Braziliani nuk ka luajtur që prej prillit të vitit 2017 pas një serie lëndimesh, dhe do ta ketë shumë të vështirë të gjejë hapësirë në ekipin e Barcelonës deri në fund të këtij sezoni.

Prandaj Barcelona mund të pajtohet ta huazojë atë, që është zgjidhje e përkryer për Interin, i cili nuk mund të shpenzojë gjatë janarit për shkak të kufizimeve të Financial Fair Play.

Sipas Gazzetta dello Sport, të gjitha marrëveshjet për kalimin e tij në “Giuseppe Meazza” janë të gatshme. Rafinha e ka marrë dritën e gjelbër qysh prej 18 dhjetorit se është i gatshëm të luajë rregullisht.

Megjithatë, mesfushori duhet t’iu nënshtrohet testeve shtesë mjekësore nga Interi, për t’u siguruar se mund të japë kontributin e tij për skuadrën e Lucianco Spallettit.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Sergio Ramos drejt akordit me Manchester United si futbollist i lirë në…

Delo.autor

MINUTA E 55/ Momenti kur Ibrahimovic debuton për Milanin (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Tottenham me trajner të ri, ish-lojtari britanik emërohet “timonier” i skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment