Futboll Sport

Dinamo zyrtarizon Igli Allmuçën, dorë të lirë për merkaton

Dinamo vazhdon pushimet dhe vetëm në fund të korrikut pritet të nisë stërvitja për sezonin e ri. E ardhmja është e gjitha e paqartë dhe sidomos për futbollistët, pjesa dërrmuese të cilëve janë pa kontrata. Krejt e kundërta është situata e stafit teknik. Igli Allmuça është i pari që është konfirmuar.

Drejtuesit kanë vendosur “veton”, duke ia besuar ekipin trajnerit edhe për një tjetër sezon. Por nuk është i vetmi, pasi edhe ndihmësi i tij Julian Brahja dhe trajneri i portierëve Bledar Baholli do të vazhdojnë detyrën. Tre zyrtarët do të vijojnë dhe për sezonin e ri të udhëheqin kryeqytetasit.

Gjithashtu do jetë trajneri Allmuça dhe ndihmësi i tij Brahja, ata që do vendosin për organikën. Do të jenë pikërisht ata që do të vendosin se kush do të jetë apo jo në planet e Dinamos. Pra, do kenë dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve që do përfaqësojnë kryeqytetasit. Blutë kanë synime të mëdha dhe ambicioze për sezonin e ri, por vetëm kur të zbardhet buxheti, do duket nëse ky projekt është thjesht dëshirë apo do të jetë konkret.

Mos harrojmë që Dinamo ka një grup lojtarësh mjaft të mirë, ku veç eksperiencës nuk mungojnë edhe elementët e talentuar. Problematika e pagesave të dobëta i ka larguar paksa këta futbollistë, por nëse klubi del me një buxhet të shëndoshë për sezonin e ardhshëm, natyrisht që mund t’i mbajë këta lojtarë.

Related posts

GODITJE E BUJSHME/ Vjen një argjentinas dhe ikën tjetri, me ardhjen e Dybala-s te Inter largohet… Lautaro

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

LEVANTE-REAL MADRID/ “Vendasit” barazojnë shifrat, shënon Roger

Delo.autor

Leave a Comment