Ekskluzive Futboll Kombëtarja Sport

U TËRHOQËN NGA FUTBOLLI/ Futbollistët e Kombëtares që nisën rrugën si TRAJNER. Nga Salihi tek Bushi

Hamdi Salihi i dha fund karrierës në futboll. Ky është lajmi që ka dhënë ish-bomberi i kombëtares, me 11 gola të shënuar me fanellën kuqezi, si dhe qindra të tjerë të shënuar me klubet ku ka luajtur si futbollist profesionist. Aktualisht, Hamdi Salihi, është pjesë e skuadrës së Neutstadt në Austri, aty ku do të mbyll përfundimisht karrierën si futbollist, me ndeshjen e fundit që do të luajë pikërisht në takimin  e radhës në kampionat. 

“Vendimi im është krejtësisht intuitiv, pasi nuk mund të imagjinohem kurrë që të largohem nga futbolli. Në vitet e fundit kam lexuar shumë, kam studiuar dhe kam bërë shënime, për të cilat besoj se në të ardhmen time në futboll do të jenë shumë të vlefshme. Që nga fjala fund është shumë e vështirë, unë do të doja të shihja këtë moment si fillimin e një karriere të re, të cilën unë shpresoj se do të më japë emocione të njëjta që kam pasur si futbollist. Sigurisht, unë qëndroj me Neustadt si futbollist deri në fund të sezonit 2018/2019″.

AlpeNews.al ju rendit disa prej ish-futbollistë të kombëtares që provuan apo tentuan të jenë trajner.

Fatmir Vata

Fatmir Vata, ish-futbollist i kombëtares shqiptare, prej kohësh trajner i ekipit gjerman të FC Gutersloh, i cili militon në kategorinë e 5-të gjermane. Prej disa muajsh skuadra mbeti pa financues gjendja ishte tepër serioze pasi rrezikohej falimentimi.  Falë Vatës që po udhëheq një grup të krijuar për t’i ardhur në ndihmë klubit, tani për tani, kjo situatë e vështirë ekonomike është kaluar. Megjithëse bëhet fjalë për shuma të vogla duke llogaritur që ajo gjendet në ligat e ulëta të futbollit gjerman, bashkë me asistentin e tij, Mark Hant, si dhe disa shokë të tjerë, ai arriti të mbledhë 20 mijë euro për të shlyer disa detyrime dhe për të mbajtur gjallë këtë klub të vogël.

Endri Vrapi

Ish futbollisti i kombëtares Endri Vrapi ka bëri me dije se do të jetë zëvendstrajneri i Teutës. Ai i ka dhënë fund futbollit të luajtur, por nuk ka mundur të shkëputet plotësisht. Vrapi do të jetë sëbashku me Bledi Shkëmbin e cili është zyrtarizuar si trajneri para pak kohësh. Ai sezonin e fundit luajti tek Liria ku trajner ishte pikërisht Shkëmbi.

Arian Peço

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Arian Peço u bë trajner i skuadrës së famshme zvicëriane, Basel. Peço ka qenë reprezentues i Shqipërisë në fund të viteve 90-ta bashkë me yje si Tare, Shulku, Bushi, Rraklli e Bogdani.

Debatik Curri

Debatik Curri i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ai e mbylli sezonin e tij të fundit te Prishtina. Megjithatë ai nuk do të largohet nga klubi, por do të mbajë rolin e ndihmësit të Mirel Josës. Ish-mbrojtësi i kombëtares sonë e ka nisur pikërisht te Prishtina karrierën e tij gjatë viteve 2003-2004. Curri ka një karrierë të gjatë në supe dhe në moshën 34-vjeçare ka vendosur të thotë “mjaft”. Ai është aktivizuar te Vorskla Pilltava, Genclerbirligi në Turqi, Hoverla Uzhhorod e Sevastopol në Ukrainë. Karriera e tij në vendin tonë mori hov me Tiranën dhe Flamurtarin.

Erion Bogdani

Sulmuesi që ka shënuar më tepër me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani, tashmë është drejt nisjes së karrierës si trajner. Bogdani u certifikua me licensën “UEFA PRO” vetëm pak muaj më parë në Tiranë. Ndërsa tashmë është drejt kalimit në Serie B, për të nisur ushtrimin e këtij profesioni. Tabloidi i Salernitanës, ekipit që militon në Serie B, “tuttosalernitana.com”, në shkrimin e tij kushtuar një ndihmës trajnerit për këtë skuadër, cilëson Bogdanin si një ndër kryesorët për të marrë këtë detyrë. Sipas sitit të klubit, është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ai që ka iniciuar këtë lëvizje. Presidenti i Lazios, Lotito, ka në pronësi edhe Salernitanën, ndaj gazetarët italianë nuk ngurrojnë të bëjnë këtë qasje.

Ervin Bulku

I zgjedhuri i De Biazit Ervin Bulku është pjesë e Kombëtares shqiptare si ndihmëstrajner prej disa vitesh. Ishte pikërisht ish-trajneri Xhani De Biazi, që vendosi ta zgjidhte si krahun e tij të djathtë dhe t’i jepte një rol të rëndësishëm brenda dhomave të zhveshjes. Në momentin kur Bulku la futbollin e luajtur, italiani i bëri një vend në stafin e tij. Ai mbeti aty pavarësisht se erdhi Panuçi dhe përveç punës në grumbullimet përpara ndeshjeve, kujdesej më shumë për të raportuar elementët cilësorë nga kampionati shqiptar.

Bledar Kola

Bledar Kola, ish-lojtar i Kombëtares Shqiptare, që ka luajtur tek Besëlidhja, Partizani apo Elbasani, por edhe me një të kaluar në kampionatin grek me ekipe si Panathinaikos, AEK Athinë apo të tjera, është emëruar trajner i dytë tek ekipi i AEK-ut. Bledar Kola është në stafin e trajnerit Ouzounidis, ish-trajner i Panathinaikos, i cili mori vendin e trajnerit Manolo Jimenes, një vit më parë e shpalli ekipin edhe kampion në Greqi. Kola ka luajtur në total 39 ndeshje me Kombëtaren, dhe ka shënuar edhe 6 gola.

Klodian Duro

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro, është trajneri i ri i Kamzës, që pas humbjes me Teutën shkarkoi Bledar Devollin. Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit nga Kamza, ndërsa prezantimi i Duros para gazetarëve. Kamza është skuadra e parë që ka ndryshuar trajnerin në këtë kampionat, duke kaluar çdo parashikim, pasi janë luajtur vetëm tri javë dhe ç’është më e çuditshme, ajo ka fituar javën e parë në fushën e Tiranës. Klodian Duro, 40 vjeç, u kthye të drejtojë një skuadër në Superiore pas disa vitesh. Ai ka vetëm një përvojë si trajner, ku në sezonin 2015-2016 ka drejtuar Kukësin dhe në krye të tij ka fituar Kupën e Shqipërisë. Tani merr drejtimin e Kamzës dhe kjo është një sfidë e re për elbasanasin, që dikur ka shkëlqyer në fushat e blerta si lojtar.

Altin Lala

Altin Lala rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Jo në fushë, por si drejtues. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se ish-kapiteni i shquar i përfaqësueses kuqezi u bë asistent i trajnerit Xhani de Biazi. Ky i fundit i kërkoi bashkëpunim me ndonjë prej ish-lojtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë jo vetëm zbuluesin e talenteve, por edhe për të monitoruar hera-herës lojtarët e përfaqësueses. Altin Lala nuk ka asnjë eksperiencë si trajner, megjithëse shpesh është konsideruar si i tillë në fushën e lojës. Është një njohës i shkëlqyer i futbollit, sepse jo më kot ka luajtur për vite të tëra në Bundesligën gjermane, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Hanoveri për 4 vite. Gjithsesi Lala nuk pritet të ketë një rol të dorës së parë sa i përket pjesës tekniko-taktike. Fillimisht pritet të mbajë një rol vëzhguesi, por do të ketë nën monitorim ecurinë e lojtarëve në skuadrat e tyre.

Alban Bushi

Alban Bushi është trajneri i ekipit U-21. Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të kombëtares A, u zëvendësua në pankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, ish-menaxherin.

/Alpesport.al

Related posts

Tri të dhëna, 101 gola dhe 3 objektiva… Ky Paulo Dybala është i frikshëm

Q.Autor

HISTORIA TRONDITËSE E YLLIT BELG/ Lukaku rrëfen: E shtonim qumështin me ujë, për…

Delo.autor

AS RONALDO E AS BERNARDESCHI/ Capello zgjedh: Më i miri në fushë pa asnjë dyshim ishte…

Delo.autor

Leave a Comment