Futboll Seria A

Inter në “pole position” për Strurridge, por edhe Roma shpreson…

Pas ardhjes së Lisandro Lopez dhe “goditjes” Rafinha, ka ardhur radha e Daniel Sturridge. “Menuja” e skuadrës së Inter, në merkaton e janarit, bëhet gjithmonë e më e shijshme. Objektivi i radhës për dyshen Ausilio-Sabatini është t’i dhurojë një “ëmbëlsirë” në fund trajnerit Luciano Spalletti. “Qershia” mbi tortë është Daniel Sturridge, sulmues 28 vjeç i Liverpool që në orët e fundit ka marrë miratimin e klubit “të kuq” për t’u larguar formën e huazimit. Anglezi mund të luajë në krah të sulmit, por edhe në qendër. Ai është i shpejtë dhe teknik dhe diçka e tillë nuk e përjashton mundësinë e aktivizimit njëkohësisht me Icardi, se herë që Inter të ketë nevojë për dy sulmues.

Image result for Daniel Sturridge

Megjithatë, edhe pse është favorit për të marrë Sturrdige, duke qenë se lojtari i ka thënë miqve të tij se do të pranonte me kënaqësi aktivizimin në “San Siro”, Inter do të përballet me konkurrencën e Romës, që e sheh sulmuesin e Liverpool si lojtarin e duhur për të zëvendësuar Dzeko që do të shkojë te Chelsea. Gjithsesi, Inter duket në “pole position” dhe pikërisht për të liruar një vend për Sturridge ka nisur fushatën e largimeve. Eder mund të rikthehet te Sampdoria, ndërsa Gabigol do të huazohet te Santos, duke pranuar 40% ulje rroge, e cila do të paguhet krejtësisht nga skuadra braziliane, pasi edhe Benfica, ekipi ky braziliani është aktivizuar në muajit e fundit, e ka humbur besimin.

Related posts

ÇUDIT HAZARD/ Ja “GJESTI FEMËROR” i belgut në ceremoninë e FIFA-s

Isa.Autor

Inter kërkon të përfitojë, shumë afër yllit të United

Sadik.Autor

Sadio Mane: Jam i bindur se Liverpool mund të fitojë Champions League

Q.Autor

Leave a Comment