Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JEMI TIFOZË TË LLASTUAR DHE DEMBELË”/ Flet Rudi Vata: Më besnikë kanë qenë ultrasit…

Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20:45 në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. I ftuar në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për këtë përballje dhe për interesin e ulët të tifozëve duke deklaruar.

“Një ndeshje e lehtë në letër. Tifozat po mobilizohen për ndeshjen e madhe kundër Francës. Tifozët kanë frikë se mos lodheshin sot. Jemi të llastuar dhe dembela. Kombëtarja ka nevojë për tifozë konstantë. Kjo është ndeshje e rëndësishme, janë 3 pikë shumë më të rëndësishme se ndaj Francës.

Ka rëndësi që kjo përballje të fitohet. Unë i kuptoj edhe njerëzit. Kushtet atmosferike dhe largësia i kanë trembur. Gjithashtu edhe kushtet ekonomike. Njerëzit nuk kanë financat për të përballuar çdo aktivitet. Prandaj edhe zgjedhin. Tifozët e Kosovës na janë larguar nga shkallët e stadiumit. Ata kanë qenë edhe tifozët më të vërtetë. Do të gjendet dhe mënyra e duhur për t’i afruar”, u shpreh Vata.

Related posts

Harroni MESSIN dhe RONALDON/ Më i miri në botë luan tek MILANI

Isa.Autor

Müller: Real Madridi? Gjithkush e di se çfarë ka ndodhur këtu vitin e kaluar

Sadik.Autor

“JETA VETËM NË EUROPË KA QENË E VËSHTIRË”/ Pulisic: Nuk është një turp ta pranosh…

Delo.autor

Leave a Comment