Futboll Premier League Seria A

Joao Mario udhëton për në Londër, gati transferimi te West Ham

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat në Angli bëjnë të ditur se Joao Mario ka udhëtuar për në Londër për të kaluar në West Ham United.

Mesfushori nuk ka kaluar edhe aq mirë te Inter prej se ka ardhur, ndërsa Luciano Spalletti nuk e ka futur në lojë edhe aq shpesh.

Këtë mëngjes Gazzetta dello Sport shkruan se ai do të huazohet për 1.1 milion euro, pasi ‘çekanët’ janë pajuar ta paguajnë rrogën e tij.

Joao Mario do të jetë sot në Londër, për t’i kryer vizitat mjekësore.

Klubi anglez e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Mësohet se çmimi që i ka vënë Interi është 30 milionë euro.

Joao Mario erdhi te Interit nga Sporting, pas shkëlqimit që kishte në kampionatin evropian.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Gareth Bale kërkon rikthimin: Pas Europianit, kam në plan të shkoj prap tek Real Madrid

Delo.autor

Gattuso kërkon një mesfushor, Milan hedh sytë nga Reali

Sadik.Autor

Milan – Arsenal, rezultat shokues pas pjesës së parë

Q.Autor

Leave a Comment