Futboll Seria A

Inter prenoton bomberin argjentinas, gati transferimi në merkaton e verës

Përveç largimeve dhe objektivave të dështuara në këtë merkato janari, drejtuesit e Inter po punojnë me plane afatgjata, pasi kanë nisur përpjekjet për rezervimin e yllit argjentinas, Lautaro Martinez të Racing Club de Avellaneda. Për të siguruar sulmuesin argjentinas, që në rastin më të mirë, do të mbërrinte në Milano vetëm në qershorin e ardhshëm, zikaltërit duhe të derdhin disa miliona euro, të paktën sikurse raporton “Sky Sport”.

 

Sipas raportimeve, tratativat e deritanishme po ecin në mënyrë fantastike. Inter thuhet se ka zhvilluar deri tani dy takime me palët dhe ka siguruar ndërkohë edhe konfirmimin nga ana e vetë futbollistit 21-vjeçar, falë edhe ndërhyrjes së Milito e Zanetti. Një tempizëm fantastik i zikaltërve, që duan të mënjanojnë konkurencën, sidomos nga ana e Real Madrid. Një marrëveshje që starton në bazën e 15 milionë euro, plus bonuse, për të kapërcyer murin e 20 milionëve. Kështu, sulmuesi i Racing është vetëm një hap larg Inter, me tifozët zikaltër, që në qershor mund të përqafojnë një bomber të ri argjentinas.

Related posts

Nis “Era Ancelotti” tek Napoli, Vidal zbarkon në Itali dhe “firmos”

Sadik.Autor

“NUK E DI PSE E BËRI, NUK ËSHTË E LEJUSHME”/ Kopp reagon për postimin e yllit të Cityt (FOTO)

Delo.autor

ANALISTIN E “TËRBON” VAR-I/ Evra bën gjestin epik duke u bërë viral në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment