Futboll Premier League

Chelsea dhe Arsenal gjejnë akordin, 20 mln euro për Giroud

Chelsea ka arritur marrëveshjen me Arsenal për transferimin e sulmuesit Oliver Giroud, nga “Topçinjtë” për te “Blutë e Londrës” për shumën £18milionë. Dy klubet e Premier League kanë qenë këtë të martë të angazhuar në bisedime intensive, por më në fund akordi është gjetur, me sulmuesin e përfaqësueses së Francës, tashmë gati për tu larguar nga “Emirates” për në “Stamford Bridge”.

Rezultate imazhesh për giroud arsenal chelsea

Bisedimet u ndërprenë gjatë drekës, me “Blutë e Londrës” që u larguan nga negociatat, ndërsa Arsenal refuzoi të pranonte ofertën fillestare të fiksuar në kuotën e £15milionë plus £5milionë të tjera në bonuse. Gjithsesi, Chelsea u rikthye me një ofertë të rishikuar, të rritur në rreth £17.6milionë, që raportohet të ketë kënaqur të dy klubet. Giroud do të përfitojë një rritje page nga ajo aktuale e fiksuar në £90,000-në javë që merr te “Emirates”, teksa raportohet se do të nënshkruajë një kontratë 18-mujore në ”Stamford Bridge”. Një redikutim drastik nga ana e “Topçinjve”, të cilët fillimisht kërkuan £30milionë për 31-vjeçarin nga Franca.

Related posts

Arrigo Sacchit: PSG ka individin para ekipit, s’ka hierarki vlerash

Q.Autor

REKORDI/ 11 ekipe shqiptare në Kupat e Europës, ja verdiktet

Delo.autor

Lionel Messi zgjedh pasardhësin e tij te…

Sadik.Autor

Leave a Comment