Futboll Seria A

Inter-Roma, ndeshja e “San Siro”-s premton gola

Inter dhe Roma do të kërkojnë të kthehen te fitorja kur të përballen mbrëmjen e së dielës në “San Siro”, në një ndeshje të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit italian. Zikaltrit e kanë nisur shumë mirë sezonin, por kanë pasur vështirësi në ndeshjet e fundit. Lojtarët e Luciano Spalletti-t, në fakt, nuk kanë marrë asnjë fitore në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat (2 humbje, 3 barazime). Nëse llogarisim edhe dy ndeshjet e luajtura në Kupën e Italisë, ata nuk fitojnë prej shtatë ndeshjesh radhazi, duke parë se Icardi-t me shokë u janë dashur penalltitë për të eliminuar Pordenone-n dhe janë mundur nga Milan në çerekfinale.

Roma, nga ana tjetër ka marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të Serisë A dhe ka shkuar 12 pikë larg kreut, por ka një ndeshje për të rikuperuar. Rreziku numër një për verdhekuqtë do të jetë Mauro Icardi, i cili ka realizuar 18 nga 35 golat e zikaltërve në kampionat. për më tepër, pjesën më të madhe të këtyre golave ai i ka shënuar në shtëpi dhe ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Roma-s. Gjithsesi, të dy këto skuadra nuk kanë probleme para portës dhe në katër ndeshjet e fundit mes tyre të dy ekipet kanë shënuar. Për këtë arsye pritet që super ndeshja e “San Siro”-s të dhurojë gola dhe spektakël.

 

Shifra dhe Fakte

– Inter nuk ka pësuar asnjë humbje në 20 nga 22 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionatin italian.

– Në tre takimet e fundit që janë luajtur mes këtyre dy ekipeve janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

– Vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy formacioneve është mbyllur në barazim.

– Takimi i fundit i kampionatit, që është luajtur mes këtyre dy skuadrave në “San Siro”, është mbyllur 3-1 për Roma-n.

Related posts

DERBI I ITALISË/ Aksion i mrekullueshëm dhe gol, por arbitri hidhëron Ronaldon (VIDEO)

Delo.autor

Ky është goli që iu anulua Brazilit. Shikojeni dhe gjykojeni vetë (VIDEO)

Isa.Autor

Interi vuan në sulm, Gabigol shkëlqen te Santosi (Video)

Q.Autor

Leave a Comment