Futboll Seria A

Inter, Spalletti: Interi nuk po përmirësohet

Spalletti është i zhgënjyer me barazimin 1:1 me Spalin.

Fillimisht skuadra fitonte pa bindur, më pas filloi të fitojë dhe të bindë, por tani Interi as nuk fiton dhe as nuk bind.

Prej 9 takimesh radhazi zikaltrit nuk gjejnë fitoren, ndërsa në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, kanë marrë vetëm 5 nga 21 pikët e mundshme, shkruan Gazeta Express.

Kjo situatë është nga më negativet dhe tani duket se në shtëpinë zikaltër ka rënë edhe imuniteti i Luciano Spallettit, pas barazimit 1:1 me Spal.

“Është e qartë, kur pranoni një gol të atillë, mbeteni gojëhapur”, u shpreh Spalletti, pas golit të barazimit që pranoi Interi në minutën e 90’të.

“Kemi shumë punë për të bërë. Nuk do të thosha se jam i brengosur, por thjesht nuk kam parë përmirësime edhe kur fitonim ndeshje të njëpasnjëshme. Duhet të gjejmë balancën dhe të jemi të fortë mentalisht, derisa nuk ndodh kjo – nuk do të shkojmë edhe larg”.

Related posts

“SHQIPTAR M*TI!” Ofendoi lojtarin nga kombësia, trajneri italian e pëson rëndë

Delo.autor

Abuzim racial ndaj dy yjeve të Gjermanisë, policia nis hetimet

Delo.autor

“ITALIA NUK ËSHTË SI SPANJA”/ Alegri për Ronaldon: Sot ishte mirë në…mbrojtje

Isa.Autor

Leave a Comment