Futboll La Liga

Atletico i Simeone realizon 601 gola, mposht Las Palmas në shtëpi

Atletico Madrid ka fituar 3-0 ndeshjen e luajtur kundër Las Palmas, e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll. Kjo ka qenë fitorja e parë për skuadrën e Diego Simeone-es që kishte marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e mëparshme të luajtura në të gjitha kompeticionet.

“Colchoneros” kanë marrë fitoren e gjashtë në 10 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur këtë sezon në “Wanda Metropolitano” dhe, bashkë me Barcelona-n, është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar asnjë humbje në takimet e La Liga-s që ka luajtur në shtëpi.

https://www.dailymotion.com/video/x6dubqg

Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me Griezmann që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 61-të pas një topi të arrë nga Juan Fran. 12 minuta më pas ka qenë Fernando Torres që ka dyfishuar avantazhin e vendasve dhe ka realizuar goli numër 600 i Atletico Madrid, i realizuar në të gjitha kompeticionet nën drejtimin e Simeone-s.

Dy minuta para fundit të takimit ka ardhur edhe goli numër 601, që është realizuar nga Thomas dhe që ka fiksuar rezultatin në 3-0. Me tri pikët e marra sot, madrilenët kanë shkuar në kuotën e 46 pikëve në renditje, tetë më pak se Barcelona kryesuese, që do të presë Alaves në shtëpi mbrëmjen e sotme.

Related posts

VDEKJA E GEORGE FLOYD/ Kampionati Amerikan kundër racizmit, lojtarët e MLS bëhen bashkë (VIDEO)

Delo.autor

DJALI I TARES ME MESAZH KRENARIE/ Etien tregon për cilën kombëtare do të luajë (FOTO)

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ Salihi: Broja si alternativë? Shpresojmë të funksionojë sërish nga stoli, por…

Delo.autor

Leave a Comment