Futboll Sport

NEYMAR ZBARKON NË BARCELONË/ Ylli brazilian do të paraqitet në gjyqin që ka me “Katalanasit”, ja padia

Neymar Junior tashmë ndodhet në Barcelonë për t’u përballur me ish-skuadrën e tij.

Sulmuesi brazilian ka zbarkuar në aeroportin “El Prat” me avion privat këtë të enjte bashkë me babanë e tij pas stërvitjes me PSG.

Nesër (e premte) në orën 09:30, do të paraqitet në gjyqin që ai ka me Barçën.

Neymar paditi Barcelonën për mospagimin e gjithë shumës për rinovimin e kontratës.

Ai pretendon se ka marrë vetëm 14 milionë nga 40 që ai ra dakord me klubin dhe kërkon edhe 26 milionë plus interesat.

Nga ana e saj, Barça gjithashtu e paditi Neymarin me pretendimin se ky bonus nënshkrimi ishte i lidhur me përmbushjen e tërë kontratës deri në qershor të vitit 2022, diçka që sulmuesi nuk e bëri, sepse ai u largua në 2 gusht 2017, pasi PSG pagoi klauzolën e tij të largimi, plot 222 milionë euro.

Gjyqi duhej të zhvillohej në 31 janar, por u shty sepse Barça kërkoi që PSG të paraqiste kontratat origjinale që lojtari ka me klubin parizien, diçka që deri më sot entiteti që kryeson Nasser Al-Khelaïfi kishte refuzuar t’i ofronte.

Related posts

“ME ATË NIVEL ALKOOLI NUK MUND TË…”/ Dita kur “vrasësi” i Real Madridit u arrestua nga policia

Delo.autor

Vjet luante në Premier League, tani klubi shitet sa një mbrojtës i Manchester City-t

Q.Autor

Reagon shpejt MILANI/ Kuqezinjtë kthehen në avantazh ndaj Atalantas (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment