Futboll La Liga

Interi kontakton Barcelonën për transferimin e yllit të skuadrës

Rikthimi i Gerard Deulofeu për Barcelonën nuk është duke u pritur, sepse, në fund të fundit nuk ka pasur vazhdimësi aktivizimi nën komandën e Ernesto Valverde. Kjo do të thotë se futbollisti në fjalë mund ta vlerësojë të ardhmen e tij përsëri, larg nga “Camp Nou”. Duke pasur parasysh situatën e Deulofeu, Interi, nëpërmjet drejtorit të tij sportiv, Piero Ausilio, tashmë e ka kontaktuar klubin katalanas për të kërkuar huazimin e numrit 16 të Barçës deri në fund të sezonit, pa përcaktuar nëse në fund të vitit do të kishte ndonjë mundësi blerjeje përfundimtare për lojtarin, i cili vitin e kaluar shkëlqeu në Seria A, duke mbrojtur ngjyrat e Milanit. Disa burime tregojnë se mosprania e Deulofeu në Vigo kishte për qëllim ta pengonte atë të vuante nga ndonjë fatkeqësi fizike dhe ta vinte operacionin në rrezik. “Për momentin nuk kemi paraqitur asnjë ofertë, por ne po e ndjekim atë. Ai është një nga lojtarët që e ndjekim, por jo i vetmi”, – pranoi Ausilio në një intervistë me “Premium Sport”, para ndeshjes kundër Fiorentinës.

Megjithatë, Interi do të jetë i gatshëm për të aplikuar për një huazim të Deulofeu, pasi zikaltrit janë në rrezik për dështimin në përputhje me “Fair Play Financiar”. Azulgrana-t preferojnë një transferim të lojtarit, në rast se vendosin “ta heqin qafe” përforcimin e verës së kaluar. Napoli është një tjetër klub italian, që e ndjek me interes këtë pistë, por nuk ka përfunduar asnjë propozim të fortë, ndërkohë që Milani nuk përfshihet në merkaton e dimrit, sepse beson që pozicionet në sulmin kuqezi janë të mbuluara. Gerard Deulofeu, 23 vjeç, ka marrë pjesë në 16 ndeshje me katalanasit këtë sezon, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asiste, por futbolli i tij nuk ka mbaruar ta bindë Ernesto Valverde, i cili preferon të “vërë bast” për lojtarë të tjerë në frontin e sulmit.

Related posts

MERR FUND GJITHÇKA/ Milan bën largimin e parë “big”, Suso drejt Spanjës tek klubi…

Delo.autor

NAPOLI MERR KUPËN KUNDËR JUVES/ Hysaj fiton trofeun e parë në Itali

Delo.autor

E BUJSHME/ ​Bonucci: Ronaldo është më i miri në botë

Isa.Autor

Leave a Comment