Futboll La Liga

Statistikat/ Sezon katastrofal për Cristiano Ronaldon (FOTO)

Ronaldon po kalon sezonin më të dobët në La Liga që kur u transferua te Real Madridi në verën e 2009 nga Manchester United.
17 ndeshje – katër gola, Cristiano Ronaldo po kalon sezonin më të dobët në La Liga me fanellën e Los Blancos që nga viti 2009, kur u transferua në Spanjë nga “Djajtë e Kuq”.

Besoni apo jo, sipas “Squawka”, Ronaldo ka më shumë goditje për ndeshje (6.5) se çdo lojtarë tjetër në top pesë ligat evropiane këtë sezon, por ka realizuar vetëm katër gola – dëshmia më e mirë se portugezi nuk është në formën më të mirën.

Për dallim nga La Liga, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka treguar një tjetër fytyrë në Champions League.

Pas gjashtë ndeshjeve, portugezi është golashënuesi më i mirë me nëntë finalizime.

Related posts

​Silva: Neymar nuk është i mërzitur me vërshëllimat e tifozëve

Q.Autor

Humbi gjyqin me Skënderbeun, FSHF fshin vendimin e arsyetuar nga portali zyrtar

Sadik.Autor

PEZULLIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Ceferin kërcënon hapur klubet: Çdo kush do të mbajë përgjegjësi

Delo.autor

Leave a Comment