Futboll Premier League Seria A

Manchester United nuk di të ndalet, takon menaxherin e “yllit” të Napolit

Menaxheri i futbollistit të Napoli, Jorginho, ka nisur bisedimet me Manchester United në lidhje me një kalim të mundshëm në Premier League, gjatë verës së ardhshme, ka bërë të ditur “Manchester Evening News”. Futbollisti brazilian, që luan me kombëtaren e Italisë, është larguar edhe më parë për një kalim në “Old Trafford”, për të marrë vendin e Michael Carrick në skuadrën e djajve. Carrick do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit dhe United po kërkon një mesfushor që të dijë të luajë mirë në fazën organizative të lojës, sipas kërkesave të trajnerit Jose Mourinho.

Napoli nuk ka ndërmend të shesë Jorginho, i cili është futbollisti që ka bërë më shumë pasime në këtë edicion të Serie A, mesatarisht 95 pasime në ndeshje, por gjithsesi nëse “djajtë” bëjnë një ofertë marramendëse, atëherë “të kaltërit” mund të dorëzohen, nisur edhe nga dëshira e futbollistit për të vazhduar karrierën në Premier League. Manchester United po ndjek edhe futbollistin e Borussia Dortmund, Julian Weigl, por Jorginho është zgjedhja e tyre e parë. 26-vjeçari ka luajtur si titullar në 19 nga 21 ndeshjet që ka zhvilluar skuadra e Maurizio Sarri në këtë edicion të Serie A.

Related posts

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Zbulohet mesazhi i Kërcikut për Kapllanajn ne 2 të natës

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Lukaku është një tren, në 90 minuta barazon rekordet e Ronaldos e Völler

Delo.autor

PAS RËNIES NGA KATEGORIA TË VALLADOLID/ Shpërthen “Fenomeni”: Tifozët duhet të jenë të zemëruar me skuadrën…

Delo.autor

Leave a Comment