Futboll Ligue 1

Interi, ofertë PSG-së për Pastore. Agjenti me mision në Paris

Barazimi kundër SPAL, i cili ka aromën e një humbjeje, i dha një tjetër demonstrim bindjes se Interi është një ekip i paplotë. Mbi të gjitha, Luciano Spalletti e di se, sidomos në sulm, me këta lojtarë në dispozicion, nuk po arrin të gjejë më shumë gola. Pikërisht për këtë arsye, edhe më shumë në këto orë të fundit, Interi është duke i luajtur të gjitha kartat e mundshme për blerjen e Javier Pastore. Walter Sabatini dhe drejtori sportiv, Piero Ausilio, solli në vëmendje nevojën urgjente për të vepruar e ardhur në ndihmë trajnerit Luciano Spalletti. Sot mund të jetë një ditë vendimtare, pasi prej disa ditësh agjenti i Pastore, Simonian, është duke gërshetuar marrëdhëniet me klubin francez për të zhbllokuar marrëveshjen.

Vetë Simonian foli kështu në “Sky Sport”: “Lojtari në teori nuk është për shitje, por PSG-ja nuk do të kundërshtonte një zgjidhje, që do të siguronte lumturinë e tij”. Oferta që do t’i bëhet PSG-së është ajo e një huazimi, me të drejtën e blerjes përfundimtare nga Interi. Nëse numrat ndërmjet dy klubeve përshtaten së bashku, marrëveshja mund të zhbllokohet. Zhang dhe të gjithë nga Suning do të duhet t’i bindin ata që të paguajnë diçka, sepse qasja në Champions-in e ardhshëm kalon nëpër këtë merkato. Ndërkohë, lojtari argjentinas ka deklaruar publikisht dëshirën e tij për të zbritur tek Interi. Spalletti, gjithashtu, dëshiron një mesfushor, por kjo lidhet vetëm me largimin e mundshëm të Marcelo Brozovic.

Related posts

Çfarë ndodhi në rrugët e Zvicrës, tifozja serbe provokon shqiptarët (VIDEO)

Sadik.Autor

GOLI I KASTRATIT NUK MJAFTON/ Lokomotiva e shqiptarëve ngec pa Uzunin dhe Çokajn (VIDEO)

Delo.autor

IBRA FUNDOS RONALDON/ E kemi të qartë tani se është PEREZ ai që LUFTON me MESSIN

Isa.Autor

Leave a Comment