Futboll La Liga Sport

MERKATO E JANARIT/ Është në skadencë kontrate, skuadrat e mëdha italiane në sulm për bomberin e Atletico Madrid

Diego Kosta nuk po kalon një periudhë pozitive me Atletikon e Madridit dhe për këtë gjë nuk po i rinovohet dhe kontrata që i skadon në qershor.

Duke parë aktivizimin e pakët me “Los Colchoneros”, sulmuesi spanjoll ka menduar që të largohet si lojtar i lirë që në merkaton e muajit janar, ku do të largohet për arsye të problemeve familjare.

Shumë klube janë vënë në lëvizje me skuadrat e mëdha italiane në krye që dëshirojnë me doemos një përforcim për të mbyllur sa më pozitive sezonin.

Juventus, Inter, Milan dhe Roma kërkojnë zëvendësues ideal të Ronaldos, Lukakut, Ibrahimoviç dhe Xhekos. Nuk dihet ende se ku do të jetë e ardhmja e bomberit me origjinë braziliane por e sigurt se një kalim në Serinë A nuk do t’a refuzonte.

Related posts

Mesfushori kuqezi ‘nderon’ AEK-un

Q.Autor

HOLANDË-MALI I ZI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Berghuis, Depay dhe Gakpo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Mesazhi prekës i Shevchenkos në derbin Milan-Inter

F.autor

Leave a Comment