Kategoria Superiore Shqipëri

Gjoka kërkon durim, por Shkodra nuk pret për Vllazninë

Deri në ditët e fundit të dhjetorit, gjithçka ka qenë “ok” për të. Edhe mungesa e rezultateve ishte e justifikuar për arsye se e kishte marrë ekipin e Vllaznisë në një moment jo të mirë dhe për rrjedhojë, ndaj tij nuk ka patur shumë presion. E kemi fjalën për trajnerin Ernest Gjoka. Por, nga ditët e para të këtij viti, gjërat kanë ndryshuar. Merkatoja e bërë sipas shijeve të tij dhe, për më tepër, deklaratat e bëra se tashmë do të shikonim një skuadër ndryshe, bënë që pritshmëritë të ishin të mëdha. Megjithatë, mjaftoi dështimi ndaj Kukësit dhe të gjithë “i janë vënë në shpinë”.

Trajnerë e specialistë futbolli në Shkodër, por edhe tifozë e njerëz të tjerë, kanë filluar të shprehin publikisht pakënaqësitë për zgjedhjet taktike që ai bëri, apo edhe shumë gjëra të tjera. Me siguri që tashmë nuk do të ketë më qetësi. Gjoka është nën presion. Pavarësisht se ai bën thirrje për durim, në Shkodër nuk duan të presin gjatë për kthesën te Vllaznia, në mënyrë që të mos përsërisin fatin e sezonit të kaluar, kur shpëtuan në javën e fundit të kampionatit.

Gjithsesi, e rëndësishme është se vetë ai beson te kthesa dhe ardhja e rezultateve pozitive. Përderisa e thotë vetë, kjo tregon se e njeh mirë gjendjen e futbollistëve dhe kapacitetin e këtij ekipi. Prandaj, mbase duhet t’i japim sërish kohë, sepse janë edhe 19 sfida të tjera, që duhen luajtur, dhe gjithçka mund të ndodhë.

Related posts

TIRANA-DINAMO/ “Bardheblutë” synojnë fitoren për të thelluar diferencën me rivalët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Belica: Mungesa e tifozëve na penalizoi, barazimi i drejtë. Rivali më i fortë i Partizanit për titull është…

Isa.Autor

SEANCA E “CAS”/ Ja kur pritet të merret vendimi për mesfushorin Bajrami…

Delo.autor

Leave a Comment