Futboll Premier League

Manchester City, gati t’i “shpall luftë” Real Madrid në merkato

Manchester City mund t’i shpallë luftë Real Madrid për shërbimet e Neymar. Pavarësisht se është transferuar te Paris Saint-Germain verën e kaluar, braziliani duket se nuk ndihet mirë në kryeqytetin francez, të paktën sipas shtypit vendas. PSG ka shpenzuar 222 milionë euo për ta marrë nga Barcelona, duke e bërë 25-vjeçarin futbollistin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, por “Marca” beson se sulmuesi kërkon të largohet.

Real Madrid dukej si zgjidhja më e mundshme, por duket se Neymar ka dyshime në lidhje me këtë lëvizje për shkak të së kaluarës së tij te Barcelona. “Los Blancos” po zhvillojnë një sezon shumë zhgënjyes dhe mendohet se kjo ecuri negative e kampionëve në fuqi të Europës ka demoralizuar brazilianin.

Sipas meadivae të ndryshme, “O Ney” është më shumë i tërhequr nga një transferim në Premier League. Gjithashtu, ai adhuron Pep Guardiola-n dhe mundësitë për të fituar “Topin e Artë” do të shtoheshin ndjeshëm pas një transferimi në “Etihad”. Edhe pse talenti i Neymar nuk mund të vihet në diskutim, mbetet për t’u parë nëse Guardiola do të donte në ekip një lojtar që mund të krijonte përçarje brenda skuadrës.

Related posts

“EL CLASICO”/ Pjesa e parë “flakë për flakë”, DY gola të shpejtë dhe rastet… (VIDEO)

Delo.autor

Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që nga përballjet me Juventusin

Q.Autor

NJË MILANIST I “TËRBUAR”/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…

Isa.Autor

Leave a Comment