Futboll Seria A

Interi shfaq interes për sulmuesin “shtatlartë” të Livepool-it

Interi është i interesuar në sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge.

Zikaltrit dëshirojnë të kompletojnë skuadrën gjatë janarit, por nuk mund të shpenzojnë shumë për shkak të Fair Playt Financiar.

Në këtë rast klubi italian është duke menduar huazim me të drejt blerje gjatë verës.

Formacioni më i mirë sipas Daniel Sturridges

Përveç Mauro Icardit skuadra e Luciano Spalettit nuk ka ndonjë qendërsulmues tjetër dhe kështu anglezi do ishte një zëvendësues i denjë.

Sipas gazetarit anglez të afër me Liverpoolin, Paul Joyce, Interi ka shfaqur interesim për të finalizuar marrëveshjen sa më shpejt.

28-vjeçari nuk është i kënaqur me minutat në fushë nën urdhrat e Jurgen Klopp dhe kalimi te gjigantët e Serie A është ide e mirë edhe për atë.

Nuk përjashtohet edhe blerja e tij në janar, por vetëm nëse shiten Joao Mario ose Marcelo Brozovic.

Related posts

Skedina e premte/ Ja 3 parashikimet që mund t’ju bëjnë me para

Q.Autor

DETAJET E AKORDIT/ Bayern Munich bind Harry Kane, por Tottenham bëhet pengesë

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Rroga i paguhet, por lojtari nuk grumbullohet. “I izoluar” tek Roma e Mourinho-s

Delo.autor

Leave a Comment