Futboll Ligue 1 Sport

YLLI BRAZILIAN NUK PO UDHËHEQ EKIPIN/ Ish-trajneri i PSG-së shprehet: Talenti i Neymar humbet në një kampionat pa…

Trajneri aktual i Arsenalit, Unay Emery, ka qëndruar në stolin e Paris Saint Germain për dy sezone, gjatë viteve 2016-2018, ndërsa në vitin e fundit, pati mundësinë të stërvitë edhe yllin francez Kylian Mbappe.

Në një intervistë për një radio franceze, tekniku spanjoll zbuloi se Mbappe ka kërkuar që gjatë vitit të tij të parë te PSG-ja, që të largohet drejt Realit të Madridit dhe se i është dashur një punë e madhe bindëse atij dhe klubit, për ta mbajtur në Francë.

“Mbappe dëshironte largimin drejt Realit që kur unë isha në stolin e PSG-së. Donte Realin e Madridit, ndonëse kishte oferta edhe nga Barcelona, por pasi fola edhe me të atin e tij, arritëm ta bindim të “përqafojë” projektin tonë. Këtu nuk mungoi as puna e drejtuesve të klubit, që kënaqën pretendimet e tij ekonomike”, zbuloi Emery.

Më pas trajneri i Arsenalit foli edhe për yllin tjetër të Paris Saint Germain, brazilianin Neymar, i cili nuk po arrin të udhëheqë skuadrën në Europë, ndonëse shkoi për të dominuar kontinentin me francezët.

“Është një futbollist i rëndësishëm, me potencial të madh. Dy vite me radhë nuk ia ka dalë në Ligën e Kampionëve, kjo edhe për shkak të fatit. Megjithatë mendoj se talenti i tij humb disi në një kampionat ku nuk ka shumë konkurrencë”, tha Emery.

Related posts

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Sadik.Autor

POLEMIKAT ICARDI – WANDA NARA/ Javier Zanetti: Çdo person duhet të respektojë rolin e tij, gjëja më…

Isa.Autor

BASKETBALL/ Euroleague, ekipet ruse dhe spanjolle dominojnë turneun

Delo.autor

Leave a Comment