Futboll Seria A

Inzaghi: Nuk e kisha vënë re, por kjo është e pabesueshme

Simone Inzaghi është kthyer të ankohet për vendimet e arbitrave që kanë shkuar kundër Lazio-s së tij. Në fakt, Milan ka kaluar në avantazh me një gol me krah të Cutrone-s.

“Një gabim i tillë është i papranueshëm. Më vjen keq sepse na kanë penalizuar përsëri. Gjatë ndeshjes nuk e kisha vënë re, por ka qenë e pabesueshme! Nuk është një gjë e bukur të humbasësh në këtë mënyrë. Në pjesën e parë, Milan ka luajtur më mirë, në të dytën ne, por meritonim më shumë se një barazim”, ka thënë trajneri i bardhekaltërve.

“Mund të kishim luajtur më mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e kemi merituar golin e barazimit, kemi goditur traversën dhe nuk mbaj mend që Strakosha të ketë bërë pritje të rëndësishme. Por nuk kemi arritur të shënojmë dhe Milan e ka shfrytëzuar këtë mangësi tonën. Më vjen keq që i kemi dhënë fund ecurisë pozitive, por Milan është treguar më i aftë”.

 

Related posts

MAHNITI BOTËN E FUTBOOLIT ME “MAGJINË”/ Ja goli i Messit i xhiruar nga tribuna e “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

SQARON SITUATËN ME ZEMRËN/ Aguero: Po ndjek udhëzimet e mjekëve, prisni 90 ditë…

Delo.autor

GODITJA HORROR/ RUDIGER shpjegon ndërhyrjen ndaj PAVARD: Ja pse e bëra… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment