Futboll

Nomadët e futbollit, 20 lojtarët që ndryshuan më shumë skuadra në karrierë

Totti, Zanetti, Maldini, tre legjenda të cilët përveçse ishin lojtarë të mëdhenj u kthyen edhe në kapitenë dhe simbole të Romës, Interit dhe Milanit. Sot futbolli ka ndryshuar dhe “lojtarët-flamuj” janë gjithmonë e më të rrallë.

Por në anën tjetër kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë vendosur të ndryshojnë shpesh skuadër me lehtësinë më të madhe. E përditshmja spanjolle “Marca”, ka përzgjedhur një listë me 20 futbollistë të cilët kanë ndryshuar shumë klube në karrierën e tyre. Dhe bëhet fjalë për emra të njohur si Eto’o apo Rivaldo e me radhë. Kjo është lista me rastet më të famshme.

1 – JOHN BURRIDGE (Angli)

29 skuadra, shumë prej të cilave angleze. Ka qenë portier i klubeve si Manchester City, Southampton, Aston Villa dhe Newcastle.

2 – LUTZ PFANNENSTIEL (Gjermani)

26 skuadra. Ky portieri gjerman ka luajtur thuajse në të gjitha kontinentet dhe është aktivizuar në vende si Zelanda e Re, Malajzi, Kanada, Namibi apo edhe në Shqipëri me Vllazninë. Aktualisht punon si zbulues talentesh për Hoffenheim.

3 – LOCO ABREU (Uruguai)

24 skuadra. Sulmuesi karizmatik uruguaian ka luajtur në shumë vende të botës. Gjatë eksperiencës së tij në Spanjë është aktivizuar me skuadra si Deportivo La Coruna dhe Real Sociedad.

4 – STEVE CLARIDGE (Angli)

22 skuadra. Ky futbollist anglez është aktivizuar në shumë klube ku ndër më të njohurat mund të përmenden Crystal Palace, Millwall apo Birmingham City.

5 – MARIO JARDEL (Brazil)

20 skuadra. Sulmues i njohur brazilian, i cili ka fituar edhe trofeun e Këpucës së Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë kur luante me Porton, klub në të cilin ka kaluar edhe vitet e tij më të mira në futboll.

6 – ADRIAN CZORNOMAZ (Argjentinë)

20 skuadra. Sulmuesi i shumë klubeve në Argjentinë si Quilmes, Banfield dhe San Lorenzo.

7 – GERMAN CARTY (Perù)

20 skuadra. Sulmues peruan i cili ka milituar në klube të ndryshme në Perù, Meksikë, Bolivia dhe El Salvador.

8 – SASA BJELANOVIC (Kroaci)

17 skuadra. Sulmues kroat i cili ka ndërtuar karrierën e tij kryesisht në Itali, ku ka luajtur me skuadra si Verona, Torino, Genoa, Ascoli, Atalanta dhe shumë të tjera.

9 – RIVALDO (Brazil)

15 skuadra. Talenti brazilian ka shenjuar një epokë në futbollin spanjoll me Deportivo La Coruna, por mbi të gjitha me Barcelonën, ndërkohë që në Itali ka veshur fanellën e Milanit.

10 – ANTONIO DE NIGRIS (Meksikë)

14 skuadra. Sulmuesi meksikan, gjatë eksperiencës së tij në Spanjë, ka veshur fanellën e Villarreal.

11 – NAVARRO MONTOYA (Argjentinë)

14 skuadra. Portieri karizmatik argjentinas ka lënë kujtime të mira në Spanjë, në veçanti me skuadrat e Estremadura, Merida dhe Tenerife.

12 – NICOLAS ANELKA (Francë)

13 skuadra. Sulmuesi i famshëm francez ka milituar në disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës si Real Madrid, Chelsea, Arsenal, PSG, etj.

13 – CARLOS ARANDA (Spanjë)

13 skuadra. Sulmuesi andaluzian ka luajtur gjithmonë në skuadra spanjolle.

14 – DAVID CARNEY (Australi)

13 skuadra. Sulmuesi australian ka bërë karrierë kryesisht në Angli.

15 – GEORGE BEST (Irlandë)

13 skuadra. Legjenda e Manchester United ka luajtur gjithashtu në Afrikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Australi.

16 – ADE AKINBIYI (Angli)

13 skuadra. Sulmuesi anglez ka luajtur në shumë skuadra gjatë karrierës së tij të gjatë në Angli. Ka luajtur, përveç të tjerash, te Norwich, Stoke City dhe Burnley.

17 – PABLO OSVALDO (Argjentinë)

12 skuadra. Sulmuesi argjentinas, i cili është bërë i njohur kryesisht në Itali, ka veshur fanellat e Inter, Romës, Espanyol, Boca Juniors, etj.

18 – CHRISTIAN VIERI (Itali)

12 skuadra. Sulmuesi italian ka shkëlqyer në veçanti me fanellën e Interit, por ka lënë kujtime mjaft të bukura në Spanjë ku mbajti veshur fanellën e Atletico Madrid.

19 – ANDY COLE (Angli)

12 skuadra. Sulmuesi anglez ka luajtur në karrierën e tij vetëm me skuadra angleze, teksa ka milituar për shumë sezone te Manchester United.

20 – SAMUEL ETO’O (Kamerun)

12 skuadra. Bomberi i njohur afrikan ka lënë shenjën mbi të gjitha te Barcelona dhe Interi. Pas eksperiencës së tij me zikaltrit, u transferua në Rusi te Anzhi./EDS/FBK/

Related posts

“VAR PO SHKATËRRON FUTBOLLIN”/ Tifozët “çmenden” pas golit që iu anulua Wolves ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

Mbappe lë në hije Neymar/ Paris SG i falet adoleshentit kampion bote (VIDEO)

Isa.Autor

Kukësi-Partizani / Gol “alla Del Piero”, Guri dhuron spektakël në “Zeqir Ymeri” (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment