Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda Pele: Jam i gatshëm ta ndihmoj futbollin shqiptar…

Në vitin 2016, i ftuar në Gjenevë, legjenda e futbollit botëror Pele bashkarisht me autoritet zvicerane kanë themeluar projektin e ri që do të mbajë emrin e yllit të futbollit botëror, Peles, të quajtur “ProjetCompus Pelé”.

Pas inaugurimit të këtij projekti ndërkombëtar, Pele në Gjenevë foli për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë”,  foli për Kosovën  dhe futbollin shqiptar: “Shqiptarët, të rinjtë, janë futbollistë të mirë… Ata e kanë e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë sot në shumë ekipe botërore, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Unë jam i gatshëm të ndihmoj futbollin shqiptarë, nëse  një gjë e tillë më kërkohet. Stafi im madje është i gatshëm të kontribuojë edhe me ndihmësa të tjera, kuadro, trajner apo këshilltarë të futbollit nga Brazili që edhe Shqipëria të ketë nesër futbollistë dhe ekipe më të mira dhe të përsosura”.

Sipas Peles,  “nuk mjafton vetëm talenti dhe forca, por edhe mbështetja financiare, për të pasur një futboll apo sport të mirëfilltë në një vend.

Shtetin nuk e bën të njohur vetëm demokracia apo zhvillimi ekonomik, por edhe sporti. Prandaj pa demokraci dhe  ekonomi të mirëfilltë,  nuk do të kishim as sport të mirëfilltë!

Shqipërisë, besoj se sot nuk i mungojnë këto kapacitete, sidomos rinia me plot energji dhe talent. Por, e tëre kjo nuk mjafton,  por kjo armatë e të rinjve duhet të stimulohet dhe inkurajohet,  për ç’ka nevoitet padyshim më shumë vullnet dhe aksione nga ana e shtetit për të ndihmuar të rinjtë, për të pasur një futboll apo sport më të avancuar “.

Ndërsa rreth Kosovës, legjenda e futbollit botëror, që e ka njohur nga mediat botërore,  theksoi se  «jam i lumtur që edhe në Kosovë, ne këtë pjesë të Evropës, sot populli i Kosovës po jeton i lirë dhe i qetë pa vuajtje, në një vend të qetë dhe demokraci në një vend të lirë..”

“Kosova tashmë, si pjesë e UEFA-s dhe FIFA, të luajë futboll të lirë si gjithë qytetarët e  tjerë evropianë. Pra, nga 1000 gola, e kam shënuar një edhe  për lirinë e Kosovës..” tha në fund legjenda e futbollit botëror Pele për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Related posts

NJË SEZON PËR TU HARRUAR TEK INTER/ Icardi jashtë kombëtares për Kupën e Amerikës, ja lista

Delo.autor

COPA DEL REY/ Mbrojtësi Kounde dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

MREKULLI NË DERBIN E LONDRËS/ Chelsea përmbys “Topçinjtë” në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment