Futboll Seria A

Jiangsu pranon huazimin e Ramiresit te Interi, tratativat drejt përfundimit

Mesfushorit brazilian, Ramires, duket se i është dhënë drita e gjelbër për t’u bashkuar me Interin pasi skuadra e tij, Jiangsu Suning, ka ranë dakord për një marrëveshje huazimi.

Interi është në kërim të emrave të rinj për të përforcuar skuadrën pasi ka ngecje na ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë lëshuar shumë pikë.

Trajneri Luciano Spalletti nuk është i kënaqur me numrin e futbollistëve dhe ka kërkuar nga drejtuesit prurje të reja në skuadër, ku njëri ndër më të përfolurit është braziliani Ramires.

 Ramires ka kaluar dy vitet e fundit me klubin e Superligës Kineze, Jiangsu Suning, klubi i cili është në pronësi të pronarëve të Interit, por dëshiron të kthehet në futbollin e evropian.

Ramires për shumë vite ka qenë titullar i padiskutueshëm te Chelsea (Getty Images)

Jiangsu, në fillim hezitonin të lejonin që një nga pasuritë e tyre të çmuara të largohej, por që tani thuhet se kanë pranuar humbjen në përpjekjet e tyre për ta mbajtur atë.

Sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja për të marrë ish-yllin e Chelseat, Ramires në San Siro mund të përfundojë në dy deri në tre ditët e ardhshme.

Interi pritet të jetë shumë aktiv gjatë javës së ardhshme të afatit kalimtar të transferimeve të janarit, duke sjell edhe ndonjë përforcim.

I pari që pritet të vijë është mbrojtësi i Benficas, Lisandro Lopez, ndërsa janë afër edhe me Rafinhan e Barcelonës.

Related posts

“JANË SHUMË TË KËQINJ”/ Sulmuesi Joaquin kundër arbitrave: Do të vijë dita kur para se të japin një karton, do të…

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City në avantazh ndaj Burnley, Danilo autor i golit

Q.Autor

KA AKORD ME DINAMON/ Ja pse Rexhinaldo nuk ka mbërritur ende në Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment