Futboll Seria A

Strakosha ‘ndihmës’ i Tares, bind De Vrij për rinovimin (VIDEO)

Jo vetëm vendimtar me pritjet e tij, por edhe një lider në skuadrën bardhekaltër. Thomas Strakosha ka një karakter të fortë dhe cilësitë e liderit nuk i mungojnë. Në kulmin e çështjes De Vrij, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazion, që i skadon në fund të sezonit, numri 1 i skuadrës kryeqytetase premton se do të jetë ai njeriu që do ta bindë holandezin të hedhë firmën në kontratë.

Në një postim në Instagram, Thomas shfaqet bashkë me numrin 3 të Lazios, ku siguron tifozët se po këmbëngul ai për ta bindur të qëndrojë me fanellën bardhekaltër. Aktualisht De Vrij ka një kontratë në tavolinën e tij, në të cilën Lazio i ka premtuar një pagë prej 3 milionë Eurosh në sezon dhe holandezi kërkon kohën e mjaftueshme për ta menduar këtë çështje, por diplomacia e Strakoshës mund të përshpejtojë kohën dhe shumë shpejt ai mund të lidhet nga një marrëveshje e re me Lazion.

Në rast se nuk do të rinovojë, atëherë De Vrij është i lirë të nënshkruajë me çdo skuadër që dëshiron duke filluar që nga data 1 Shkurt pasi do të konsiderohet një lojtar i lirë. Mesa duket, Strakosha po lehtëson punën e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili ka intensifikuar përpjekjet për ta bindur liderin e mbrojtjes të qëndrojë edhe për disa vite në kryeqytet.

https://www.instagram.com/p/Bd7Mi53AOfa/?taken-by=thomas.strakosha

Related posts

PAS INCIDENTEVE ME KORE RACISTE NDAJ BALOTELLIT/ Kapo-ultrasi i Veronës përjashtohet nga stadiumet, ja dënimi që merr

Delo.autor

PRESIDENCA E FEDERATËS ITALIANE/ Moratti refuzon ofertën për kreun e saj

Isa.Autor

MBI TË ARDHMEN E TALENTIT NORVEGJEZ/ Agjenti Raiola: Nuk jam dakord me Dortmund për Haaland

Delo.autor

Leave a Comment