Kategoria Superiore Shqipëri

Jo vetëm Valter Fushaj, gjermanët dhe turqit duan Vllazninë

Shtohen të interesuarit për Vllazninë. Bashkia ka nisur procesin e privatizimit të klubit dhe deri tani, vetëm Valter Fushaj kërkon “timonin” e ekipit. Por, një kompani serioze është gati t’i bashkohet “ankandit”. Bëhet fjalë për firmën gjermane “Ramej”, e cila ka aksione në klubet e Dortmundit dhe Nurenbergut, por jo vetëm, siç raporton “Shkodra.news”. Një përfaqësues i kësaj kompanie ka zbritur në Shkodër.

I shoqëruar nga drejtori i akademisë, Alban Hasani, ai ka ndjekur stërvitjen e ekipit në fushën e Golemit. Sigurisht që sot do jetë në stadium për sfidën Vllaznia-Kukësi. Mbasi kanë bërë kërkesën zyrtare në bashki për kreun e klubit, gjermanët i janë futur punës në terren. Përfaqesuesi gjerman ka parë të gjitha ambientet e klubit dhe po analizon gjithë detajet teknike, sportive dhe ekonomike.

Për të konkretizuar pastaj ofertën, kur tenderi i privatizimit të hapet. Gjermanët janë seriozë dhe duan të jenë gati. Takime ka pasur dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi dhe çdo gjë po shkon mirë. Hasani, i cili është “zgjedhur” si krahu i djathë i gjermanëve, ka shoqëruar gjatë gjithë kohës përfaqësuesin e kompanisë.

Pra, Fushaj dhe gjermanët. Por, s’ka mbaruar. Një palë tjetër është e interesuar për mazhorancën e aksioneve të Vllaznisë. Një kompani turke, e cila ka aksione në disa klube futbolli po pret ditën kur të nisë tenderi. Turqit po përgatisin gjithë dokumentacionin e duhur për të dalë me ofertën e tyre.

Related posts

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Skënderbeu me sytë nga Afrika, nën urdhërat e Dajës 2 lojtarët…

Delo.autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Jonuz dhe Daja surprizojnë me titullarë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Kryevepra e bomberit Cikalleshit nga distanca, shikoni reagimin epik të portierit çek (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment