Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Jonuz dhe Daja surprizojnë me titullarë (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Mirsad Jonuz vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që bardhekuqtë e Ilir Dajës, triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Teutës, të shtunën e kaluar.

Në 5 javët e para të kampionatit, Skënderbeu ka arritur të sigurojë 9 pikë duke u renditur në vendin e 3-të, ndërkohë që kuqeblutë janë pozicionuar në vendin e 7-të me 6 pikë.

Për sa i përket formacioneve, nuk mungojnë surprizat nga të dyja kampet, teksa si Jonuz ashtu dhe Daja nuk kanë pasur në dispozicion kontingjentin e plotë të lojtarëve.

VLLAZNIA-SKËNDERBEU ORA 16:00

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

Related posts

Milani nuk ndalet nga UEFA/ Kuqezinjtë pranë firmës me sulmuesin e Lazios

Isa.Autor

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

TRADHTON MILANIN/ Kaka: Nëse do të mbërrinte shansi, fantastike të punoja tek…

Isa.Autor

Leave a Comment