Të tjera

Joshua paralajmëron Parker: Asnjë qënie njerëzore nuk mund të më ndalë

Anthony Joshua dhe Joseph Parker janë takuar sot për herë të parë për të promovuar përballjen që dy kampionët e botës në peshat e rënda do të bëjnë më 31 mars, në Kardif. Një sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote të kësaj kategorie.

Gjatë takimit të parë “face to face” nuk kanë munguar polemikat e kërcënimet, por Joshua ka premtuar se ka për të qenë një sfidë e fortë dhe se ai do të triumfojë. “Ky nuk është një duel me 3 raunde dhe që bazohet në aftësitë e boksierit, por me 12 raunde të fortë dhe kur duhet zemër e fortë për të fituar”, tha Joshua.

Boksieret kampione bote ne peshat e renda, Anthony Joshua dhe Joseph Parker

Më tej, kampioni britanik ka ngritur zërin, duke i thënë se askush nuk ka për ta ndalur atë dhe se ende nuk ka dalë asnjë human që ta mposhtë në ring. “Askush nuk ka për të më ndalur për të shkuar aty ku synoj, për të qenë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda.

Kam mësuar shumë gjëra nga karriera ime dhe duke ecur përmes stuhive kuptoj se asnjë qënie njerëzore nuk mund të më mposhtë në ring. Është koha për të shkruar historinë dhe nuk do të ndalem tani”, u shpreh Joshua, 20 fitore (të gjitha me KO) dhe asnjë humbje në karrierë si profesionist.

Related posts

MOTO GP/ Marquez jep lajmin e mirë, rinis stërvitjen pas problemeve me shikimin

Delo.autor

“FILLIMISHT VDEKJA E KOBE BRYANT, PASTAJ COVID-19…”/ LeBron James rrëfehet: 2020-ta një vit i çuditshëm

Delo.autor

Vllaznia mposht Skënderbeun, synon një vend në play off

Q.Autor

Leave a Comment