Futboll Premier League

Juan Mata: Manchester United do ta zërë Manchester Cityn në garë për titull

Juan Mata beson se Manchester United është në gjendje t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në Premierligë dhe ta mposhtë Manchester Cityn në garë për titull.

Unitedi e zvogëloi epërsinë e Cityn në krye të tabelës në vetëm 12 pikë pas fitores 3-0 ndaj Stoke Cityn të hënën mbrëma – një ditë pasi skuadra e Pep Guardiolas u mposht 4-3 nga Liverpooli, transmeton Express.

Unitedi i ka edhe 15 ndeshje për ta zënë Cityn, por Mata insiston se ende është e mundur.

“Manchester City po bën shumë mirë. Jemi në vendin e dytë dhe ia kemi dalë ta ulim disavantazhin për tri pikë pas fitores në fundjavë dhe humbjes së Cityt kundër Liverpoolit. Jemi 12 pikë mbrapa dhe po ata kanë avantazh të lartë, por ne nuk dorëzohemi dhe synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Në Premierligë ndodhin gjëra të çmendura që nuk i sheh në ligat tjera. Shpresoj që do të jetë kështu dhe do të kemi mundësi [ta fitojmë titullin]”, ka thënë Mata.

Related posts

Martohet futbollisti italian, klubi i dhuron kontratë të… (VIDEO)

Sadik.Autor

Pjesa e parë/ Vllaznia ndalet nga fati, Shkurtaj alarmon Luftëtarin

Sadik.Autor

“DUHET T’JA JAPIM TOPIN MUÇIT”/ Trajneri i Trabzonspor beson te sulmuesi kuqezi

F.autor

Leave a Comment