Futboll Premier League

Plas tek Arsenali, futbollistët e tjerë duan që Sanchez të largohet para fundjavës

Lojtarët e Arsenalit duan që saga e transferimit të Alexis Sanchezit të marrë fund para ndeshjes së tyre kundër Crystal Palace të shtunën, raporton Evening Standard.

Manchester United shpreson se do ta arrijë një marrëveshje për Sanchezin tani pasi rivali Manchester City është tërhequr nga gara për të.

Por, më sa duket e tëra do të varet nga transferimi i Henrikh Mkhitaryanit në drejtim të kundërt.

Duke folur për humbjen e Arsenalit ndaj Bournemouthit të dielën e kaluar, Arsene Wenger tha se pret që e ardhmja e Alexis të zgjidhet brenda 48 orëve.

Megjithatë, në mungesë të një marrëveshjeje, lojtarët e Arsenalit duan ta shohin Sanchezin duke u larguar para ndeshjes së tyre në fundjavë.

Related posts

UEFA bën publike SHIFRAT E MAJME/ Ja përfitimet për çdo klub në Champions

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Ka nisur sfida. Bardheblutë duan revansh

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Romero kalon RONALDON dhe sfidon… MESSIN

Sadik.Autor

Leave a Comment