Futboll La Liga

Ronaldo: 40 mln euro? Kjo është një mungesë respekti

“Nuk është një çështje parash, por statusi”. Real Madrid është në krizë dhe, përveç problemeve në fushë, tani po i shtohen edhe ato që kanë lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldo.

Klubi madrilen, në fakt, nuk ka pranuar akoma kërkesën e portugezit, i cili kërkon 40 milionë euro në sezon, dhe kjo ka bërë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të humbasë durimin.

“Më thonë gjithmonë nesër, nesër…” janë disa nga deklaratat të raportuara nga “El Mundo”, por për CR7 “nuk është një çështje parash, por statusi”.

Sipas të përditshmes të njohur spanjolle, Ronaldo do që statusi i tij si “lojtari më i mirë në botë” të njihet dhe “të paguhet si lojtari më i mirë në botë”, më shumë nga sa fiton Messi te Barcelona pas rinovimit.

“Është e padrejtë, nuk ndihem i vlerësuar”. Dhe më tej: “Është një mungesë respekti”. Këto deklarata të publikuar nga “El Mundo” konfirmojnë se atmosfera brenda “Los Blancos” është gjithnjë dhe më e rëndë.

Related posts

BARAZIM NË PAQE NË “ETIHAD”/ Manchester City dhe Kampionët e Anglisë ndajnë pikët. Salah rishkruan historinë

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ MOU zbulon komplotin dhe përgjegjësin e problemeve tek Man United

Isa.Autor

Real Madrid ‘spastron’ skuadrën për t’i bërë vend Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment