Futboll Seria A

Juventus e paralajmëron Paris Saint-Germainin për Dybalan

Gjigandi italian Juventus e ka paralajmëruar Paris Saint-Germainin se nuk bindet lehtë për ta shitur yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Dybala, 24-vjeçar, ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje për “Zonjën e vjetër” këtë sezon, si dhe ka dhuruar tre asiste.

Por, së fundmi ai është aktivizuar shpesh nga banka rezervë, por në ndeshjen e fundit në fitoren e Juves 3-1 ndaj Veronës, Dybala shënoi dy gola. Kjo ishte ndeshja e parë si startues për të që prej derbit kundër Napolit më 1 dhjetor.

Dhe tani Juventus i ka dërguar mesazh të fortë PSG-së, duke thënë se Dybala nuk do të shitet në verë. E po ashtu e ka bërë të qartë se nëse PSG dëshiron ta blejë atë, Juve nuk do të bindet lehtë.

E tërë kjo vjen pasi mediat raportuan se vëllai dhe agjenti i Dybalas, Mariano, kishte nisur kontakte me PSG-në.

Related posts

Wenger: Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin

Q.Autor

“NDIZEN ËNDRRAT” ZIKALTËR/ Marotta PROJEKTON 3 super mesfushorët për INTERIN E MADH

Isa.Autor

ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit “fiksohet” me shqiptarët, firmos me sulmuesin 20-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment