Futboll Seria A Sport

ALLEGRI HUMB BESIMIN TEK SULMI/ Pas Kulusevskit, bën gati valixhet një tjetër lojtar. Ja emri…

Maksimiliano Alegri ka ardhur me ide të qarta tek Juventusi dhe reparti i vetëm që nuk i mbush syrin për momentin është sulmi.

Sezoni filloi me uljen në stol të Kiezës që bëri një superparaqtije në Europian me Italinë, por më pas Alegri i kushtëzuar nga dëmtimet i dha hapësira Kiezës bëri mjaft mirë në minutat që u aktivizua. Teksa u përfol për një largim të mundshëm në janar të Dejan Kulusevskit, një tjetër sulmues mund të bëjë valixhet gati, Alvaro Morata.

Spanjolli nuk është një lojtar i Juves, pasi është në pronësi të Atletiko Madrid. Bardhezinjtë vendosën të zgjasnin huazimin duke paguar 10 milionë euro spanjollëve, ndërsa në total kanë shpenzuar plot 20 milionë euro për Moratën. Altetiko në fund të sezonit kërkon dhe 35 milionë euro për kartonin e Moratës, që në total do t’i kushtonte “Zonjës së Vjetër” 55 milionë euro.

Një çmenduri kjo, nisur dhe nga fakti që Juventusi po kërkon me ngulm të transferojë Dushan Vlahoviç të Fiorentinës. Por mbetet ende për tu parë performanca e Moratës gjatë gjithë sezonit, megjithëse do të jetë diçka e pamundur për torinezët të paguajnë 35 milionë euro shtesë për kartonin e një sulmuesi që nuk jep gjithmonë siguri në repartin ofensiv.

Related posts

VIDEO/ Shokohet Liverpooli, shënohen tre gola të shpejtë në “Anfield”

Q.Autor

Cesk Fabregas është i lumtur që jeton në epokën e Messit dhe Ronaldos.

Q.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Vetëm 1 minutë lojë nga pjesa e dytë, Firmono ndëshkon “DJajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment