Futboll

Neymar shpallet lojtari më i mirë brazilian në Evropë

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar, e ka fituar çmimin “Samba d’Or” duke e mposhtur sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus dhe yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho në garë.

Kjo është hera e tretë që Neymar e fiton këtë çmim.

Çmimi, i cili njeh lojtarin më të mirë brazilian në Evropë dhe për të cilin votojnë tifozët, gazetarët dhe një grup i përbërë nga ish-futbollistët, u fitua nga Neymari edhe në vitet 2014 dhe 2015, në kohën kur ai ishte pjesë e Barcelonës.

Neymar tani i bashkohet Thiago Silvas me tre trofe të fituar që prej se ky çmimi nisi të ndahej në vitin 2008 me fituesin e tij inaugurues, Kaka.

Neymar i ka shënuar 17 gola në 20 paraqitje për PSG-në që prej se iu bashkua skuadrës franceze nga Barcelona për një shumë rekorde prej 222 milionë euro në gusht.

Related posts

Mbyllet aventura në Championship, skuadra e Reading shkarkon Jaap Stam

Q.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Trajneri Shehi i pavendosur për skemën, ja formacioni i mundshëm i “Bardhebluve” në derbi…

Delo.autor

FSHF me “dorë të hekurt” për dhunën në Korçë, publikohen dënimet për SKËNDERBEUN dhe PARTIZANIN

Isa.Autor

Leave a Comment