Futboll Premier League

Welbeck: Edhe Cristiano Ronaldo kritikohet

Danny Welbeck e ka mirëpritur konkurrencën e shtuar në Arsenal, si dhe i ka hedhur poshtë kritikat nga ata që vazhdojnë të dyshojnë në të, duke thënë se madje as Cristiano Ronaldo nuk është imun ndaj kritikave.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi anglez e ka ndarë opinionin rreth vlerës së tij për klubin dhe Kombëtaren.

Ai e ka përfaqësuar Manchester Unitedin dhe Arsenalin në garat vendore dhe evropiane, si dhe është paraqitur 37 herë për “Tre Luanët”, por ka vuajtur nga problemet fizike dhe kurrë nuk ka mundur të jetë mjaft frytdhënës.

“Në futbollin profesionist gjithmonë ekzistojnë kritikët. Mund ta shihni se ka njerëz që e kritikojnë Cristiano Ronaldon, edhe pse ai është në kulm të karrierës”, ka thënë Welbeck.

“Çdo ditë në çdo fazë të jetës mund të besh diçka të mirë dhe prapëseprapë do të njerëz që do të thonë diçka të keqe për ty. Duhet thjesht të vazhdosh dhe ta besh punën sa më mirë që mundesh”, shtoi ai.

 

Related posts

PREKËSE/ Ish-lojtari i Liverpool po lufton me një SËMUNDJE E RRALLË, tërhiqet nga…

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Interi fiton me Lautaron, BATE turpëron “Topçinjtë”

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ Çlirohet BALAJ: Shënon në ndeshjet e kupës për Ahkmat Grozny

Isa.Autor

Leave a Comment