Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ 180 milionë euro, kontrata e “çmendur” që prish planet e CR7

Pas disa turbullirash, Neymar është gati t’i thotë po Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës.

Situata ka ndryshuar dhe, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike të Barcelona-s, duhet përjashtuar për momentin një kthim i brazilianit në Camp Nou, për të cilin është folur shumë në muajt e kaluar.

Kontrata aktuale e Neymar skadon në vitin 2022 dhe duket se lojtari ka zhvilluar një takim sqarues me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, siç ka  bërë të ditur Fichajes.com.

Braziliani duket se është i gatshëm të nënshkruajë edhe për pesë vite të tjerë me francezët, me të njëjtat kushte ekonomike të marrëveshjes aktuale nga e cila O Ney përfiton 36 milionë euro në vit.

Një marrëveshje  e përgjithshme prej 180 milionë eurosh për ta blinduar kampionin brazilian. Ky rinovim do të përjashtonte investimin e PSG-së për Cristiano Ronaldo (CR7 fiton 31 milionë në sezon nga Juventus), i përmendur disa herë për një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germain në muajt e kaluar.

Related posts

“JU JENI KOMBËTARJA JONË”! FSHF me supermesazh për 459 heronjtë kuqezi të momentit (VIDEO)

Delo.autor

Shpërthen Casemiro pas turpërimit me “Manita”: “Kjo ishte fytyra jonë e këtij sezoni…”

Isa.Autor

“LUFTA” PËR TITULLIN PREMIER/ Klopp zbulon: Ndodhi ajo që prisja, do të vendoset gjithçka në…

Delo.autor

Leave a Comment