Futboll La Liga

JUVENTUS/ Matuidi viktimë e thirrjeve raciale në sfidën ndaj Cagliari-t

Mesfushori i Juventus-it Blasie Matuidi thotë se ka qenë subjekti i një abuzimi racial gjatë fitores 1-0 të skuadrës së tij në Cagliari të shtunën në Serie A.

Ndeshja u zhvillua dy ditë pasi Verona u dënua duke mbyllur dyert e një pjese të stadiumit dhe me një gjobë pasi një sektor i tifozëve abuzuan 30- vjeçarin.

Image result for Blaise Matuidi

Mesfushori francez shprehet se njerëzit e dobët mundohet ta shpërqendrojnë me urrejtje.

“Nuk jam një urrejtës dhe më vjen keq për ata që japin shembullin e gabuar,” shprehet Matuidi nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

“Sot kam përjetuar racizëm gjatë ndeshjes.

“Futbolli është një mënyrë për të përhapur barazinë, pasion dhe inspirim dhe për këtë jam këtu. Paqe.”

Image result for Blaise Matuidi

Incidenti në Verona ndodhi më 30 dhjetor, kur Matuidi shënoi golin e parë në fitoren 3-1.

Klubi i Serie A u dënua për thirrjet raciste dhe diskriminuese, që zgjatën rreth 10 sekonda ndaj Matuidi nga një sektor i caktuar i tifozëve vendas në minutën e 5-të.

 

Related posts

ËSHTË VETËM FILLIMI I MERKATOS/ Ja cilat janë 10 blerjet më të shtrenjta deri tani

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ U vendos: Kapiteni i KUQEZINJËVE do të largohet në JANAR

Isa.Autor

“AI ËSHTË SHUMË I TALENTUAR”/ Mediat angleze e kanë masakruar mister “80 milionë”, Tuchel i del në mbrojtje

Delo.autor

Leave a Comment