Futboll Premier League

Malcolm po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze

Sulmuesi i talentuar i skuadrës francez, Bordeaux, Malcom po përgatitet në heshtje për një lëvizje të tij në Angli në Ligën Premier.

Me ndeshjet e mëdha të treguara në Ligue 1, Malcolm ka rënë në syrin e shumë skuadrave të mëdha evropiane dhe veçanërisht atyre angleze.

Skuadrat më të interesuara për të janë padyshim Manchester United dhe Tottenham që tentuan ta transferojnë edhe gjatë verës, por klubi francez nuk e lirojë edhe përkundër dëshirës së lojtarit.

Megjithatë, tani sipas tabloidit anglez Daily Mail, Malcom është duke mësuar gjuhën angleze pas interesimit nga Djajtë e Kuq dhe Spursat.

Malcom duke festuar njërin nga golat e tij këtë sezon

United po eksploronte mundësinë e nënshkrimit të Malcom për një tarifë në rajonin prej 33 milionë funte apo rreth 40 milionë eurove dhe pastaj e huazonte atë në klubin francez.

Këto bisedime ende duhet të japin fryt, por Malcom tashmë po  përgatitet për një lëvizje ëndrrash në Old Trafford.

Postimi i bërë nga Malcolm (Foto:Instagram)

Mësimet në gjuhën angleze i zbuloi vet sulmuesi brazilian gjatë një postimi në profilin privat në Instagram gjatë të shtunës, ku ndau një imazh nga një prej sesioneve të tij të studimit.

Fotografia e postuar nga Malcolm përmbante një test me shkrime angleze dhe disa letra të vogla me fjalët kryesore apo bazike të anglishtes.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MAVRAJ firmos për 2 vite me klubin grek, i bashkohet BASHËS

Isa.Autor

U SHPALLËN KAMPION SË BASHKU TEK TIRANA/ Ngo fjalë emocionuese për Hasanin: Zoti të dha forcën që… (FOTO)

Delo.autor

E paimagjinueshme/ Messi do të stërvitet në Madrid

Q.Autor

Leave a Comment