Futboll Seria A Sport

RASTËSIA ME SULMUESIN KUNDËRSHTAR DHE 10 TË PROTUARA/ Etrit Berisha: Ju them sekretin e penalltive

Etrit Berisha u bë hero për fitoren e Spalit, teksa priti penallti nga German Denis i Rexhinës. Për gardianin kuqezi, kjo ishte penalltia e dhjetë e pritur në karrierë. Ai është vënë 27 herë në provë për 11-metërsha dhe ka arritur të shpëtojë 27% prej tyre. Si për ironi të fatit, edhe për Denis, kjo ishte e dhjeta penallti e humbur. Argjentinasi numëron 221 gola, ndërsa penalltia e kësaj fundjave ishte e 43-ta e goditur prej tij.

Me këtë pritje, por edhe shpëtime të tjera të kuadratit, Berisha u shpall lojtari i ndeshjes në triumfin minimal që Spal mori ndaj Rexhinës. Denis është i radhës që shtohet në listën e “viktimave” të Berishës, pas emrave si Ikardi në 2015 kur ishte pjesë e Lacios apo Dibalës në 2017-ën si portier i Atalantës. Portieri i Kombëtares priti edhe në ndeshjen e parë, penalltinë e goditur nga Gytkjaer i cili para ndeshjes MonzaSpal, kish humbur vetëm 1 nga 23 penallti të goditura.

NGJITJA NË SERINË A – Pas kësaj ndeshjeje, Etrit Berisha deklaroi se e kishte studiuar mënyrën se si lojtari i Rexhinës, German Denis, godiste penalltitë. Me këtë sekret, gardiani kuqezi arriti t’i frenonte goditjen bomberit argjentinas të Rexhinës në fitoren 0-1 të SPAL-it. Gardiani i SPALit theksoi se ekipi duhet të jetë më i saktë në shfrytëzimin e rasteve për gola, për të marrë rezultatet e nevojshme për ngjitjen në elitën e futbollit italian. “Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj një ekipi të fortë në aspektin fizik.

E nisëm në mënyrën e duhur duke vazhduar lojën e mirë gjatë pjesës së parë, por rrezikuam shumë pak. Rexhina na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë duke përfituar nga topat e humbur nga ne në sulm. Duhet të jemi më të vendosur dhe të mos e lëmë veten nën mëshirën e fatit. Në tërësi, ishim të qetë, përveç momentit të penalltisë. A e kam studiuar Denisin? Po! Bëj këtë gjë me të gjithë kundërshtarët. Jam i kënaqur me rezultatin dhe për shokët e skuadrës. Falënderoj trajnerin e portierëve sepse punon në detaje gjatë javës me ne duke na ndihmuar të rrisim cilësinë. Po flasim për një sukses thelbësor dhe duhet të kthehemi në Serinë A, por duhet të bëjmë më tepër për ta realizuar këtë”, deklaroi Etrit Berisha.

Related posts

RREGULLORJA E SERIE A/ Si kualifikohen skuadrat dhe situata e dueleve direkte

Delo.autor

PËRFUNDON TELENOVELA E LIBERTADORES/ Ja momenti kur River Plate ngritë titullin në “Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE E MERITUAR/ Debutim me sukses për Çelën me Kastriotin, krutanët mposhtin kampionët e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment