Futboll Seria A

Juventus-Ozil, rroga e gjermanit mban peng transferimin

Bukuritë e Italisë, stimujt e një sfide të re, rigjetja e grupit të përfaqësueses së tij. Janë të shumta, sipas tabloideve angleze, arsyet që duket se po transferojnë Mesut Özil, trekuartistin e kombëtares gjermane nga Arsenal, në drejtim të Juventusit në Seria A. Nuk është një mister që klubi bardhezi ka tentuar disa herë në të kaluarën që të blejë futbollistin, madje që nga kohët kur ai luante te Real Madrid. Por kurrë më parë sikurse tani, nuk ka qenë kaq i mundshëm transaksioni, për shkak të situatës kontraktore të futbollistit, që mund të largohet nga “Topçinjë” me parametra zero në verë.

Rezultate imazhesh për ozil juventus

Pengesa e vetme mund të gjendet te pretendimet për përfitimet financiare të vetë futbollistit. Aktualisht Ozil përfiton një pagë vjetore rreth 10 milionë euro, një shifër kjo vështirë për tu përballuar nga Juventus, që nuk ka devijuar kurrë nga strategjia e pagave të ulëta. Është pikërisht në këtë detaj, që sipas “Daily Mail”, Manchester United është i favorizuar ndaj bardhezinjve, ndonëse marrëdhënia mes Ozil dhe Mourinho nuk ka qenë kurrë ideale.

 

Related posts

Ktheu Rejnxhërsin kryesues në Skoci/ GREZDA: Krenar, golat do të vijnë në…

Isa.Autor

“NE KEMI NJË SKUADËR TË SHKËLQYESHME”/ Mbrojtësi i Real Madrid: Nuk do ta këmbeja këtë ekip me asnjë tjetër

Delo.autor

RRUGËTIMI DREJT “KURORËZIMIT”/ Ja llogaritë për titullin kampion në Kategorinë Superiore

Delo.autor

Leave a Comment