Futboll Premier League

Manchester City ka fituar 13 ndeshje radhazi kundër WBA…

Manchester City, kryesues i Premier League, do të presë në “Etihad Stadium” skuadrën e vendit të parafundit WBA. Pas humbjes kundër Liverpool, e cila ndali pathyeshmërinë e skuadrës së Pep Guardiola, “qytetarët” synojnë të rifillojnë serinë e fitoreve ndaj një rivali që historikisht ka qenë i mbarë për ta. Manchester City i ka fituar të 13 ndeshjet e fundit të luajtura kundër WBA dhe në 9 nga këto ndeshje ka shënuar 3 ose më shumë. WBA është një ekip që vuan në shënimin e golave, teksa ka realizuar vetëm 19 në 24 ndeshje. Këtë herë ata do të përballen me një nga mbrojtjet më të forta që ka pësuar vetëm 18 gola. Vetëm Manchester United dhe Chelsea, me 16 gola të pësuar, kanë mbrojtje më të mirë se City.

Duke qenë se në fundjavë u luajtën ndeshjet e Kupës së Anglisë, City ka pasur vetëm 48 orë për të përgatitur ndeshjen e sotme dhe pikërisht për këtë arsye, Guardiola ka thënë se ky kalendar i ngjeshur “po i vret futbollistët”, ndërsa WBA ka pasur 72 orë. West Brom fitoi 3-2 në fushën e Liverpool, ndërsa City u kualifikua pas fitores 2-0 ndaj Cardif. Sulmuesi i City, Sergio Aguero, po kalon një moment të shkëlqyer forme dhe përpara se të shënonte në “FA Cup” shënoi tre gola kundër Newcastle në Premier League.

Edhe sulmuesi i WBA, Jay Rodriguez po kalon një moment të artë me katër gola në katër ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë. 50% të ndeshjeve të Manchester City në këtë sezon kanë prodhuar më shumë se 3 gola. Manchester City shënon me breshëri në fushën e tij, ku në 12 ndeshje për Premier League ka realizuar 42 gola (mesatarja 3.5 gol/ndeshje). West Bromuich ka marrë 47 kartonë të verdhë në këtë kampionat, rreth 2 të tillë për ndeshje. Vetëm West Ham me 49 kartonë të verdhë ka bërë më keq.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Talenti afrikan firmos në mes të detit për Napolin! Goditje rekord dhe historike

Delo.autor

Vazhdon të luhet “vaterpolo” në futbollin shqiptar, çfarë turpi!

Sadik.Autor

REALI I LË TARGËN BARCELONËS/ +10 Ançeloti: Pashë ekipin më të bukur

Delo.autor

Leave a Comment