Futboll La Liga

Kalimi i Coutinhos tek Barça, vjen reagimi i parë nga Gerrard

Barcelona tashmë ka prezantuar transferimin e ri, Philippe Coutinho, por mungesa e tij tashmë po ndihet në Anfield.

Kështu së paku thotë një nga legjendat e klubit, Steven Gerrard, i cili beson se do të jetë e vështirë që të zëvëndësohet braziliani i cili pagoi 15 milionë euro nga xhepi i tij për t’u transferuar te Barca.

“Unë ende po e përtyp këtë si një tifoz i Liverpoolit”.

“Nuk jam i befasuar nga kjo. Unë e di se Liverpooli ka bërë gjithçka për ta mbajtur atë, ka luftuar për ta mbajtur deri në verë”.

“Por, kur një djalosh ka një ëndërr, një latino amerikan, i cili dëshiron të luaj për Barcelonën dhe e sheh këtë si mundësinë e vetme që mund ta ketë për këtë, atëherë është e vështirë që ta ndalësh”.

“Nuk ka dyshime për këtë, Liverpoolit do t’i mungojë ai. Ai është futbollist i mrekullueshëm, një njeri i mrekullueshëm dhe të jemi të sinqertë, ai nuk e ka kursyer veten asnjëherë. Unë e respektoj vendimin e tij dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”, potencoi Gerrard.

Ai shtoi se Liverpooli mori shuëm para për të dhe se do të gjejë zëvëndësime adekuate.

Related posts

Luan në Izrael/ Ahmedi këshillon Shqipërinë: Kujdes nga Dabbur, mbrojtja pika e dobët e vendasve

Isa.Autor

Lojtari i pafat, në 3 sezonet e fundit ka rrëzuar nga kategoria 3 ekipe të ndryshme

Sadik.Autor

TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Sadiku dhe Bare u mësojnë spanjollëve nga karantina himnin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment