Kategoria Superiore Shqipëri

Kamza dështon sërish, merr humbjen e radhës në Turqi

Kamza ka marrë sot disfatën e dytë në miqësoren e zhvilluar në Antalya. Ndeshjen e parë skuadra e Ndreut u mposht me shifrat 4-1 në takimin e zhvilluar përballë Gençlerbirligi-t, ndërsa sot është mposhtur me shifrat 1-0 ndaj Alaniaspor.

Turqit kaluan në avantazh  që në pjesën e parë me golin e shënuar në minutën e 33-të. Por pas pësimit të golit, skuadra e Kamzës është mbrojtur mjaft mirë duke mos lejuar të pësojnë tjetër gol në portën e tyre.

Kujtojmë që pas largimit të Halilajt, zgjedhja e parë e trajnerit Ramadan Ndreu për të mbrojtur portën ka qenë portieri Gjonikaj.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi: Ndeshje e vështirë. Presioni? Nuk ndikohemi, por kundërshtarët…

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Triumfi ndaj Hungarisë, Kombëtarja sërish në vendin e dytë. Ja situata në Grupin I… (FOTO)

Delo.autor

“PA DASHUR TË BËJ POLEMIKA”/ Ansi Agolli: Qarabag ishte superior….

Delo.autor

Leave a Comment