Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU VIJON PËRGATITJET PËR SEZONIN E RI/ Flet Dita: Situata e paqartë, u besoj ideve të…

Skënderbeu vijon përgatitjet për sezonin e ri, pavarësisht se gjithçka duket si në ajër në kampin bardhekuq. Në kushtet kur ekipi ende nuk di se çfarë do të ndodhë me prezencën e tij në sezonin e ardhshëm në kampionat dhe aq më tepër me idenë e Takajt për të marrë Dinamon, edhe përgatitjet natyrisht që ndikohen.

Lojtarët duken si pa “kokë’ në stërvitje dhe përqendrimi nuk është më ai i pari, ndonëse vetë presidenti është përpjekur që të mbajë të qetë ambientin përreth ekipit. Gjithsesi, përpos kësaj, ajo që në njëfarë mënyre qetëson disi më të rinjtë në ekip është prezenca e lojtarëve si Bruno Dita apo Gjergji Muzaka, të cilët i janë bashkuar sërish ekipit edhe në këtë kohë krize.

Mesfushori Dita thekson se duke parë faktin që besimi i klubit është prezent për një fitore të mundshme, por nga ana tjetër edhe idetë e Takajt janë të qarta, atëherë zgjedhja nuk ishte e vështirë. “Normalisht që situata për momentin është paksa e paqartë, pasi nuk e dimë ende se cili do të jetë sezoni ynë dhe se nën urdhrat e kujt do të përgatitemi”.

“Por besimi te projekti i presidentit Takaj na bën që të vijojmë të jemi pjesë e këtij ekipi. Natyrisht që besimi për një sukses është prezent, edhe pse vendimi i KAS-it na mërziti mjaft. Por, përderisa është edhe një shkallë drejtësie, ne besojmë se gjithçka do të shkojë mirë”, theksoi fillimisht Dita.

Ai vijoji të flasë më pas për të tashmen dhe të ardhmen. “Fakti që këtij ekipi iu ribashkua dhe Muzaka, që është një nga lojtarët më të vjetër në këtë klub dhe që ka mbajtur peshë të madhe në sezonet e kaluara, tre gon se nuk jemi pa një projekt. Presidenti na qëndron pranë dhe na jep besim. Për sa u përket çështjeve të tjera, nuk jam unë ai që duhet të flas. Unë jam këtu pasi kam rinovuar me dëshirë të plotë edhe për një sezon me Skënderbeun”, theksoi Dita.

Related posts

SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi në sfidën e sotme

Delo.autor

PARALAJMËRON BARCELONËN/ Mesfushori Vidal: Duhet të mendohet mirë për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Lerda bën eksperiment, ja kurthi për Tiranën…

Delo.autor

Leave a Comment